By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ​Sveçla: Secili që ka qenë pjesë e sulmeve ndaj KFOR-it do të sillet para drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ​Sveçla: Secili që ka qenë pjesë e sulmeve ndaj KFOR-it do të sillet para drejtësisë
Ballina 1Lajme

​Sveçla: Secili që ka qenë pjesë e sulmeve ndaj KFOR-it do të sillet para drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/23 at 5:30 PM
Kosova Times Published June 23, 2023
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer sulme brutale ndaj KFOR-it do të vihen para drejtësisë.

Ai ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka arrestuar Nenad Orlovic, i cili dyshet për sulm ndaj paqeruajtësve në ditën e 29 majit në Zveçan.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë. Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar”, ka thënë ai.

Ministri i Brendshëm ka thënë se do të vazhdojnë luftën ndaj të gjitha bandave që kanë për synim destabilizimin e vendit.

“Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë. Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se bandat kriminale në veri, ndër vite kanë ushtruar terror mbi qytetarët, përmes akteve të tyre të ndryshme kriminale.

Sveçla ka kujtuar kohën e dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre si dhe maltretimet e terrorizimet që u janë bërë.

“Qytetarët tanë, veçanërisht ata shqiptarë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ata që kanë qëndruar janë rrahur, maltretuar e terrorizuar në vazhdimësi nga këto grupe kriminale. Shumë prej tyre janë larguar nga aty pikërisht për shkak të këtij terrori të ushtruar sistematikisht nga struktura kriminale me urdhër nga Beogradi. Akte të njëjta kanë ndodhur edhe ndaj qytetarëve të etnisë serbe të cilët kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me institucionet tona”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai e ka quajtur të papranueshëm sulmin që 15 deri në 20 persona e kanë bërë mbi dy të rin shqiptarë të enjten.

Ai ka thënë se institucionet janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Kosova Times June 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Distria Krasniqi dhe Driton Kuka nderohen me `Pllakën e Parisit`

Kosova Times Kosova Times April 8, 2025
Diaspora duhet ta ndihmon e jo ta vjedhi shtetin e Kosovës
AAK premton se banorët e Pejës do të jenë prioritet i qeverisjes
Si të përballemi me fuqinë e butë ruse?
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?