By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si maniaku sadist moskovit vrau dhe përdhunoi gra për vite me radhë (+18)
June 19, 2025
Sanders: Netanyahu nuk është president i SHBA-së, ai nuk mund të përcaktojë politikën tonë
June 19, 2025
June 19, 2025
June 19, 2025
Moti sot në Shqipëri
June 19, 2025
Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
June 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq akuzon Kosovën se i “mbolli” armët në operacionin në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Petkoviq akuzon Kosovën se i “mbolli” armët në operacionin në veri
Rajon / Botë

Petkoviq akuzon Kosovën se i “mbolli” armët në operacionin në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/24 at 1:04 PM
Kosova Times Published June 24, 2023
Share
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor.

Në një konferencë për media, Petkoviq ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”, falë angazhimit intensiv të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, rreth 100 metra nga komuna e Zveçanit është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, e cila ka pasur sasi të mëdha armësh, mjete shpërthyese dhe municione.

Ai i ka publikuar edhe disa fotografi të armëve në rrjetin social, Facebook.

“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia, përmes grupeve dhe organizatave të tilla, synon të destabilizojë vendin tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Sipas Petkoviqit, autoritetet serbe i kanë njoftuar shërbimet e huaja më 20 qershor – pa përmendur saktësisht cilat – se Kosova po përgatit operacione të reja për arrestimin e serbëve në veri.

“Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës po transportojnë armë dhe municione ilegale, të cilat në periudhën paraprake ua kanë konfiskuar shtetasve të nacionalitetit serb dhe shqiptar, nga të gjitha nënstacionet e Policisë së Kosovës. Qëllimi i tyre është që t’i përdorin armët e përmendura për arrestime të reja të serbëve ose t’i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t’i gjejnë dhe akuzojnë serbët”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë, po ashtu, se makinës, në të cilën janë gjetur armët, i ka skaduar targa më 2020.

Ai ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të deklarohet për këtë çështje në 24 orët e ardhshme.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit.

Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe të Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve.

You Might Also Like

Sanders: Netanyahu nuk është president i SHBA-së, ai nuk mund të përcaktojë politikën tonë

June 19, 2025

Irani lëshon një seri të re raketash: Shpërthime pranë Tel Avivit dhe Jerusalemit, janë regjistruar disa impakte

Kush përfiton nga lufta?

Inteligjenca e Argjentinës thotë se ka zbuluar një rrjet ndikimi pro-rus

Kosova Times June 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti i bën thirrje për investim mërgatës në Kroaci

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Izraeli: Hezbollahu shkeli të gjitha vijat e kuqe me sulmin në Golan
Udhëtimi i Vuçiqit në Kazan: Me kë do të flasë para vendimit dhe a kanë lidhje aksidentet në industrinë e tyre të mbrojtjes?
Zhdukja e mistershme prezantueses se njohur televizive para emisionit: Nuk u gjet kurrë, dhe misteri sa vjen e rritet
Inzaghi pas barazimit me Juven: Duhet të ecim përpara më shumë besim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?