By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi
February 7, 2026
Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Paris Grand Slam
February 7, 2026
FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat
February 7, 2026
Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit
February 7, 2026
Kosova dhe Franca diskutojnë përvojat e `Paris 2024` për `Prishtina 2030`
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot mbahet provimi i maturës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot mbahet provimi i maturës në Kosovë
Ballina 1Lajme

Sot mbahet provimi i maturës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/24 at 9:07 AM
Kosova Times Published June 24, 2023
Share
SHARE

Provimi i maturës shtetërore do të mbahet sot (e shtunë) prej orës 10:00 në të gjitha komunat e vendit. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se i ka realizuar të gjitha përgatitjet për organizmin e këtij provimi, duke theksuar se në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës. Ndërsa, ka bërë të ditur se në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.

Sipas MAShTI-t, provimi do të organizohet në 178 qendra të testimit.

“Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose të nivelit master). Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, ka njoftuar MAShTI.

Mediat do të mund të filmojnë në çdo qendër të votimit vetëm para fillimit të provimit të maturës.

“Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi. Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit”, është bërë e ditur në njoftimin e ministrisë.

MAShTI ka bërë të ditur se rezultatet e provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat

Kosova dhe Franca diskutojnë përvojat e `Paris 2024` për `Prishtina 2030`

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në Milano-Cortina

S`ka paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash në Gjakovë

Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët e fundit

Kosova Times June 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Anulohet gara e Formula 1 në Itali, pas vërshimeve vdekjeprurëse

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
Klos Vokshi i pafat në “Gangwon 2024”
Opozita lëshon seancën e Kuvendit, shkak Projektligji për KPM-në
Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje
Borrell: Shpresoj që Kurti dhe Vuçiqi ta pranojnë propozimin evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?