By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë e dëborës vërshojnë drejt Evropës: Hartat e reja tregojnë se cilat pjesë do të kenë një dimër të bardhë
November 26, 2025
Çeku i shpreh ngushëllime familjes së Shpat Kasapit: Me zërin e tij, bashkoi publikun anembanë trojeve shqiptare
November 26, 2025
Horoskopi i madh mujor për dhjetorin 2025 për çdo shenjë të Zodiakut
November 26, 2025
Supë me thjerrëza dhe djathë parmixhano: i ngrohtë, i trashë dhe aromatik “Në një lugë”
November 26, 2025
Nuk është asgjë e veçantë nga jashtë, por sapo të hysh brenda… Ky është bari më i mirë në botë në vitin 2025.
November 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “E kam thesar në jetë” – alpinisti 77-vjeçar që u ngjit në Kilimanxharo
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “E kam thesar në jetë” – alpinisti 77-vjeçar që u ngjit në Kilimanxharo
Ballina 1Lajme

“E kam thesar në jetë” – alpinisti 77-vjeçar që u ngjit në Kilimanxharo

Kosova Times
Last updated: 2023/06/25 at 3:21 PM
Kosova Times Published June 25, 2023
Share
SHARE

Tashmë otorinolaringolog i pensionuar, Jonuz Cani, nga Gjilani ka vendosur të fokusohet në sportin e bjeshkatarisë, më saktësisht në alpinizëm, duke u ngjitur në maja mijëra metra të larta.

Ani pse dashurinë për këtë sport e ka tash e 60 vjet, 77-vjeçari, deri vonë, nuk ka mundur të ndajë shumë kohë për të, për shkak të jetës së tij profesionale.

“Maja më e lartë që kam ngjitur, është maja Kilimanxharo [mbi 5.000 metra]. Kjo ka ndodhur në vitin 2001… Kam shëtitur Tanzaninë dhe e kam shfrytëzuar rastin për ngjitje me guidë në Kilimanxharo. Ajo është një majë vullkanike me një krater shumë mbresëlënës, e që e kam si thesar në jetë”, thotë Cani për Radion Evropa e Lirë.

Maja e parë ku është ngjitur, thotë se është ajo e Stubllës në Kosovë, dekada më parë.

Jonuz Cana në majën e Hajlës, që është maja më e lartë në Rugovë me një lartësi prej 2.403 metrash. Tetor, 2022.
Jonuz Cana në majën e Hajlës, që është maja më e lartë në Rugovë me një lartësi prej 2.403 metrash. Tetor, 2022.

Ai thotë se edhe në ditët më të zëna, është munduar të mos e ndalë aktivitetin e ecjes.

“Vërtet unë kam qenë i zënë shumë në aspektin profesional. Një kohë prej 10-15 vjetësh kam qenë i vetmi në këtë lëmi, dhe kam pasur frekuencë shumë të madhe të pacientëve. Por, dëshira për bjeshkatari ka bërë që unë të gjej kohë dhe të mos ndalem kurrë”, thotë Cani, i cili ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Jonuz Cana pas ngjitjes në majën e Gurit të Kuq.
Jonuz Cana pas ngjitjes në majën e Gurit të Kuq.
Ai thotë se para 60 vjetësh, kur ka nisur të merret me këtë sport, ka qenë bjeshkatari i parë zyrtar, i regjistruar në Kosovë.

“Në atë kohë ka funksionuar një shoqatë e bjeshkatarisë, e quajtur Frushka Gora, dhe unë kam qenë pjesëtar i asaj shoqate. Me atë shoqatë kemi realizuar shumë ngjitje”, kujton Cani.

Një prej faktorëve që e ka shtyrë në këtë sport, thotë se është Gjilani, qyteti ku ka lindur, i cili gjendet në pjesën lindore të Kosovës. Natyra e tij thotë se ishte motiv për të.

“Ta them të drejtën, unë si fëmijë jam rritur në pjesët rurale, në një fshat, dhe gjatë gjithë kohës kam qenë i preokupuar me bjeshkë. Më shumë kam ndenjur në bjeshkë, sesa në shtëpi… Kemi bjeshkë të shenjta, neve natyra na ka dhuruar aq begati të madhe në këtë aspekt, saqë ne, në të vërtetë, jemi shumë neglizhentë në shfrytëzimin e të mirave të saj”, thotë Cani.

Jonuz Cana gjatë ngjitjes për te Shpella e Pëllumbasit në Shqipëri.
Jonuz Cana gjatë ngjitjes për te Shpella e Pëllumbasit në Shqipëri.

Sipas tij, interesimi për bjeshkatari është gjithnjë e më shumë në rritje.

Me formimin e klubeve të ndryshme në mbarë Kosovën, thotë ai, të rinjtë dhe të rejat janë shumë kureshtarë për këtë sport.

“Ne kemi [edhe] vizitorë nga jashtë… Bjeshkët e Nemuna që i kemi, janë fantastike, Bjeshkët e Sharrit janë fantastike dhe janë imperativ për të gjithë alpinistët që të vijnë dhe t’i vizitojnë”.

“Të gjithë nga jashtë, prioritet e kanë Majën e Lubotenit. Maja e Lubotenit është maja më atraktive e bjeshkëve tona”, thotë Cani.

Jonuz Cana, duke u ngjitur në majën e Lubotenit në tetor të vitit 2022.
Jonuz Cana, duke u ngjitur në majën e Lubotenit në tetor të vitit 2022.

Ai thotë se ngjitjet i bën kryesisht me shoqërinë e tij, por nganjëherë edhe vetë.

“Ngjitja është një sfidë mjaft e madhe dhe në momentin kur bjeshkatari mbërrin në majë, kënaqësia është e papërshkrueshme. Besoni se aty derdhen lot, aty bëhen përqafime të ngrohta… Njeriu, siç ka nevojë ditore të ushqimit, ashtu ka nevojë edhe për shujtë sportive ditore, javore… ”, thotë 77-vjeçari.

Jonuz Cana në majën e Musallës, Bullgari. Qershor, 2022.
Jonuz Cana në majën e Musallës, Bullgari. Qershor, 2022.

Nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se i kanë të regjistruara 22 shoqata dhe klube të bjeshkatarëve, me një numër prej 1.150 bjeshkatarësh dhe alpinistësh.

Sipas kësaj federate, grup-moshat më aktive në ngjitje janë nga 18 deri në 50 vjeç, por ka edhe bjeshkatarë aktivë deri në moshën 70-vjeçare.

Derisa kujton ngjitjen e vështirë në Materhorn të Zvicërs, Cani thotë se, së shpejti, synon të ngjitet në majën Materhorn në Bullgari.

You Might Also Like

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

FSK hap dyert për qytetarët që duan të shohin kapacitetet ushtarake

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda dy ditëve

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Punëtorët e RTK hynë në muajin e tretë pa paga

Kosova Times June 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

‘Gardiani’ i Zvicrës: Po bëjmë një Evropian të madh

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
BE dërgon rojen e saj kufitare Frontex në Shqipëri
Rusia humbi delfinët e saj luftarak për shkak të një stuhie në Detin e Zi
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
Lucescu akuzon sërish kosovarët: Mungesë e ‘fair-playt’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?