By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forma ikonike e artit të Jerusalemit afër ‘kthimit’ në Armeni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Forma ikonike e artit të Jerusalemit afër ‘kthimit’ në Armeni
Ballina 2Rajon / Botë

Forma ikonike e artit të Jerusalemit afër ‘kthimit’ në Armeni

Kosova Times
Last updated: 2023/06/25 at 10:59 AM
Kosova Times Published June 25, 2023
Share
SHARE

Pas një shekulli të evolucionit artistik në Lindjen e Mesme, arti i famshëm i qeramikës së armenianëve nga Jerusalemi, për herë të parë do të prodhohet edhe në Armeni.

Është faltorja më e vjetër në botën islamike, e ndërtuar në vendin më të shenjtë të judaizmit. Por, në vitin 1919, kur tjegullat në Kupolën e Shkëmbit filluan të dëmtohen, u dërguan armenë të krishterë për ta riparuar tempullin.​

Kupola e Shkëmbit në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Në fillim të viteve 1900, pllakat nga faltorja "po binin vazhdimisht nga muret dhe mund të gjendeshin shpesh në shitje në qytet", sipas autoriteteve britanike të asaj kohe.
Kupola e Shkëmbit në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Në fillim të viteve 1900, pllakat nga faltorja “po binin vazhdimisht nga muret dhe mund të gjendeshin shpesh në shitje në qytet”, sipas autoriteteve britanike të asaj kohe.

Sunduesit britanikë të Palestinës, atë kohë kërkuan zejtarë etnikë armenë nga Kutahya, Turqia e sotme perëndimore, të cilët kishin përfunduar në Lindjen e Mesme pasi u kishin mbijetuar vrasjeve dhe dëbimeve masive, që njihen ndryshe si gjenocidi armen.

Armenët janë lavdëruar për punën e tyre dhe artin e qeramikës, por teksa financimi për restaurimin e Kupolës së Shkëmbit filloi të zbehej, dhe ankesat e krishterëve armenë që punonin në një faltore islame u shtuan, puna e tyre për restaurimin u ndal për disa vjet.

Artizanët nga punishtja Dome of the Rock Tilles duke tharë qeramikë në Jerusalem në fillim të viteve 1920. Kompania ishte një nga dy të tilla të krijuara nga armenët etnikë që u sollën në Palestinë nga britanikët.
Artizanët nga punishtja Dome of the Rock Tilles duke tharë qeramikë në Jerusalem në fillim të viteve 1920. Kompania ishte një nga dy të tilla të krijuara nga armenët etnikë që u sollën në Palestinë nga britanikët.

Artistët armenë u shkëputën dhe krijuan dy punëtori të veçanta të pllakave dhe pikturës së qeramikës në Jerusalem në vitin 1922. Për shkak se ata nuk u nënshtroheshin më kufijve të vendosur nga administrata osmane, emigrantët gradualisht krijuan stilin e tyre krijues, duke marrë frymëzim nga traditat persiane dhe islame.

Jeta e egër dhe peizazhi i vendit të tyre të zgjedhur shërbyen si burime kryesore frymëzimi.

Një grua duke pikturuar një vazo në punëtorinë Dome of the Rock Tiles, në fillim të viteve 1920. Kompania drejtohej nga përpunuesi i qeramikës David Ohannessian, një armen etnik.
Një grua duke pikturuar një vazo në punëtorinë Dome of the Rock Tiles, në fillim të viteve 1920. Kompania drejtohej nga përpunuesi i qeramikës David Ohannessian, një armen etnik.

Në ditët e sotme disa punishte qeramike funksionojnë brenda lagjes armene të Jerusalemit dhe veprat e veçanta të artit u dhurohen pjesëtarëve të familjeve mbretërore dhe presidentëve që vizitojnë, si dhe eksportohen në mbarë botën.

Një mural me pllaka të punuara nga Marie Balian, në lagjen armene të Jerusalemit.
Një mural me pllaka të punuara nga Marie Balian, në lagjen armene të Jerusalemit.

Qeramika armene nga Jerusalemi u ekspozua në Muzeun Smithsonian në Uashington, DC për disa muaj në vitin 1992. Një nga mjeshtret e formës së re të artit, Marie Balian, pikturoi shumicën e artit të ekspozuar.

Qeramika armene e Jerusalemit është gjithashtu e ekspozuar në një sërë muzesh të tjerë, duke përfshirë Muzeun”Victoria” dhe “Albert” në Britani të Madhe.​

Setrag Balian, piktor i enëve të qeramikës.
Setrag Balian, piktor i enëve të qeramikës.

“Ky art është bërë simbol i Jerusalemit”, tha Setrag Balian për Radion Evropa e Lirë, nga brenda fabrikës në pronësi të familjes së tij, Qeramika Baliane Armene e Jerusalemit, e themeluar nga stërgjyshi i tij një shekull më parë, dhe të cilën ai tani e menaxhon.

Detaje të një murali nga pllaka të qeramikës brenda fabrikës së Balianëve.
Detaje të një murali nga pllaka të qeramikës brenda fabrikës së Balianëve.

Fabrika Balian është një nga bizneset më të vjetra që operon vazhdimisht në Jerusalem, por familja tani eksporton pjesën më të madhe të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pllakat blu dhe të bardha të krijuara në Jerusalem janë një pamje e zakonshme përgjatë vijave ujore të pishinave të pasura kaliforniane.

Balian suksesin ia atribuon gjyshes së tij, Marie, që e ngriti qeramikën e Jerusalemit në një nivel artistik, që “mund ta dëgjosh ujin që rrjedh e ta ndiesh erën”. Ai thotë, qeramika e bërë në Perandorinë Osmane nga armenët etnikë kishte përdorur motive relativisht të përsëritura dhe statike dhe skena biblike.

Murale në pritje të dorëzimit te klientët brenda fabrikës së qeramikës së familjes Balian.
Murale në pritje të dorëzimit te klientët brenda fabrikës së qeramikës së familjes Balian.

Familja Balian do të bëhet përpunuesja e parë armene e qeramikës armene të Jerusalemit që “do të kthehet” në Armeni. Balian nuk dha një afat kohor, por tha se familja është në fazat e hershme të planifikimit të një “fabrike, muzeu dhe kafeneje, të gjitha në një”, që do të hapet në Ashtarak, në veriperëndim të Jerevanit.

Pllaka qeramike jashtë një shtëpie banimi në lagjen armene të Jerusalemit. Armenët kanë pasur një prani në qytetin e vjetër të Jerusalemit që daton nga shekulli i katërt.
Pllaka qeramike jashtë një shtëpie banimi në lagjen armene të Jerusalemit. Armenët kanë pasur një prani në qytetin e vjetër të Jerusalemit që daton nga shekulli i katërt.

“Kthimi” i synuar i formës së artit në Armeni do të jetë një përzirje mes të huajës dhe vendases, tha për Radion Evropa e Lirë ish-gazetari armeno-izraelit, Artiom Chernamorian.

“Nuk mund të gjesh diçka si [qeramika armene e Jerusalemit] në Republikën Armene sot”, tha ai.

Një pjatë e pikturuar pjesërisht në punishten Balian.
Një pjatë e pikturuar pjesërisht në punishten Balian.

Balian thotë se disa punëtori që imitojnë punimin e qeramikës, janë përhapur kohëve të fundit në Armeni, por pajtohet që arti do të jetë diçka e re kur të mbërrijë në Kaukaz.

“Kjo nuk është kultura ‘jonë’ [armene]”, thotë ai. “Është më shumë armene-jerusaleme, sesa armene”.

You Might Also Like

Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja

Putini mori kontrollin personal të Akademisë Ruse të Shkencave

Putin shkarkon shefin e forcave tokësore

BBC: Irani punëson grupe kriminale për vrasje në Perëndim. Ne i kemi parë dokumentet.

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Kosova Times June 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s, jo i drejtë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Perandoria metalurgjike e miliarderit Potanin do t’i lërë aksionerët pa dividentë për herë të parë në 14 vjet
Luftime të ashpra në Sudan menjëherë pas skadimit të armëpushimit
Serbia nuk është në mesin e 105 vendeve që mbështetën Guterres
MPB njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?