By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërcënimi mercenar rus ringjalli shqetësimet për sigurinë bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kërcënimi mercenar rus ringjalli shqetësimet për sigurinë bërthamore
Ballina 2Rajon / Botë

Kërcënimi mercenar rus ringjalli shqetësimet për sigurinë bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2023/06/25 at 10:31 AM
Kosova Times Published June 25, 2023
Share
SHARE

Reuters

Marshimi i grupit mercenar Wagner drejt Moskës ringjalli një frikë të vjetër në Uashington: çfarë ndodh me rezervat bërthamore të Rusisë në rast të trazirave të brendshme?

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, e ndërpreu rebelimin kundër regjimit pas një marrëveshjeje që ndërmjetësoi udhëheqësi bjellorus.

Kjo i uli shqetësimet e menjëhershme për një konflikt të madh brenda Rusisë, por sinjalizoi se pushteti i presidentit rus, Vladimir Putin, po dobësohet.

Imazhet e tankeve në rrugët e qyteteve ruse sollën në mendje grushtshtetin e dështuar të vitit 1991 nga linjat e ashpra komuniste, që rriti shqetësimet për sigurinë e arsenalit bërthamor sovjetik, thonë ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane.

“Komuniteti i inteligjencës do të jetë super i fokusuar në rezervat bërthamore [ruse]”, thotë Marc Polymeropoulos, ish-oficer i lartë i CIA-s, që ka mbikëqyrur operacione klandestine të agjencisë në Evropë dhe Euroazi.

“Ju dëshironi të dini se kush e ka kontrollin e armëve bërthamore, sepse jeni të shqetësuar se terroristë ose njerëz të këqij si [udhëheqësi çeçen, Ramzan] Kadyrov mund të vijnë më pas”, thotë Daniel Hoffman, ish-oficer i lartë i CIA-s, i cili ka shërbyer si shef i stacionit të agjencisë në Moskë.

Kadyrov dërgoi mijëra forca të tij në Rostov-on-Don – qytet në jug të Rusisë, i pushtuar dhe më pas i braktisur nga luftëtarët e Prigozhinit – duke u zotuar se do të ndihmojë në shuarjen e revoltës.

Zyrtarët amerikanë thonë se nuk shohin ndonjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e armëve strategjike dhe taktike të Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se marrëveshja që ktheu luftëtarët e Wagnerit në kampet e tyre, kishte për qëllim shmangien e konfrontimit dhe të gjakderdhjes.

“Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në sistemimin e forcave bërthamore ruse”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA.

“Rusia ka përgjegjësi të veçantë për të mbajtur komandën dhe kontrollin e forcave të saj bërthamore dhe për të siguruar që të mos ndërmerren veprime që rrezikojnë stabilitetin strategjik”, tha ai.

Por, siguria e këtyre armëve është një shqetësim i vazhdueshëm për Uashingtonin.

Agjencitë e inteligjencës amerikane thanë në vlerësimin e tyre vjetor të kërcënimit, për 2023-shin, se “siguria bërthamore e Rusisë mbetet një shqetësim, pavarësisht përmirësimeve në mbrojtjen e materialeve dhe kontrollin e tyre”.

Zinxhiri i komandës bërthamore

Një skenar shqetësues është mundësia që një fraksion ushtarak fiton aftësi vendimmarrëse mbi disa prej armëve, nëse përçarjet për luftën në Ukrainë që i ekspozoi rebelimi i Prigozhinit, shpërthejnë sërish.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre pyeten se si do t’i përdorë armët ndonjë autoritet i ri, thotë Hoffman.

“Dhe ai mund të mos luajë me të njëjtat rregulla që i ka Putini”, thotë ai, duke vënë në dukje se si udhëheqësi rus nuk ka vepruar ndaj kërcënimeve bërthamore që ka bërë, në përgjigje të mbështetjes së Perëndimit për luftën e Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse.

Arsenali bërthamor i Rusisë është më i madhi në botë. Sipas vlerësimeve të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë në vitin 2022, Rusia ka 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 që vlerësohet se i ka ShBA-ja.

Mbledhja e informacioneve për strukturën komanduese të forcave strategjike të Rusisë dhe për sigurinë dhe aspektet e tjera të tyre ka qenë, prej kohësh, një nga prioritetet më të larta të agjencive të spiunazhit të SHBA-së, thonë ish-oficerët e CIA-s.

Kjo punë u bë më e vështirë me vendimin e Putinit, në gusht të vitit 2022, për të ndalur inspektimet e ShBA-së në vendet bërthamore të Rusisë, ashtu siç parashihte marrëveshja START-i i Ri.

Ky vendim bëri që Uashingtoni të varet shumë nga satelitët spiunë, për të vlerësuar sigurinë e vendeve të armëve bërthamore dhe lëvizjet e kokave bërthamore, thotë Polymeropoulos.

“Ky ka qenë gjithmonë një prioritet super i lartë i ShBA-së – informacionet për komandën dhe kontrollin e armëve bërthamore në Rusi”, thotë Hoffman.

“Ne të gjithë e dimë se janë të rrezikshme, prandaj i kemi pasur të gjitha ato traktate, ku kemi pasur shumë transparencë, e që tani janë zhdukur”, përfundon ai.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Kosova Times June 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Putin e llogariti keq pushtimin e Ukrainës

Kosova Times Kosova Times October 12, 2022
Qeveria e Zvicrës reagon për situatën në veri të vendit
Chollet flet me Kurtin: I kërkova që ta pranojë propozimin europian
WP: Putini po përpiqet t’i zgjidhë problemet demografike me luftë
ASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë pësoi rënie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?