By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore
June 6, 2025
FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`
June 6, 2025
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
June 6, 2025
Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale
June 6, 2025
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Në tre muajt e parë askush nuk e hapi derën e kompanisë sime”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Në tre muajt e parë askush nuk e hapi derën e kompanisë sime”
Ballina 2Rajon / Botë

“Në tre muajt e parë askush nuk e hapi derën e kompanisë sime”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/25 at 5:36 PM
Kosova Times Published June 25, 2023
Share
SHARE

“Një zë i brendshëm nuk më ka lënë të tërhiqem, edhe pse në tre muajt e parë, askush nuk e hapi derën e zyrës së kompanisë time”. Kështu nis rrëfimin Mia Morina, e cila tash e tetë vjet drejton një kompani në pronësi të saj (Studio Star Dekor), e cila merret me organizimin e ngjarjeve familjare dhe për kompani të ndryshme.

Ajo konsideron se vendimtar për suksesin e një biznesi është vullneti i palëkundur për ta jetësuar ëndrrën, e jo kapitali fillestar, e aq më pak eksperienca. Mia Morina me vite ka kultivuar pasionin për estetikën, të bukurën dhe artin, që e ka shprehur fillimisht përmes këngës në programin e talenteve “X Factor” dhe më pas si moderatore në televizion, që në forma të ndryshme lidhet dhe me skenën e dekorin.

“Në atë kohë dëgjoja komentet e tipit ‘njerëzit bukë s`kanë të hanë e jo më të paguajnë për dekore’. Por, tani kanë ndryshuar gjërat. Derisa më herët dasmat bëheshin me një numër shumë të madh mysafirësh, pa dekor, pa asgjë, tani të rinjtë një pjesë të buxhetit e kursejnë nga ulja e numrit të të ftuarve për të investuar në dekor, pasi nga fotografitë dhe video-incizimet, u mbeten kujtime të bukura nga ambientet e zbukuruara”, thotë ajo.

Tani të rinjtë një pjesë të buxhetit e kursejnë nga ulja e numrit të të ftuarve për të investuar në dekor, thotë Mia Morina.
Tani të rinjtë një pjesë të buxhetit e kursejnë nga ulja e numrit të të ftuarve për të investuar në dekor, thotë Mia Morina.

Mia kujton se si edhe prindërit e saj kishin hezituar t’i jepnin shtytje në hapat e parë si ndërmarrëse nga frika se do të dekurajohej nga dështimi, sidomos pasi ajo kishte marrë kredi për ta nisur biznesin.
Por, tani edhe e ëma e saj është e punësuar në kompaninë e Mias.

Paragjykimet i tejkalova duke ndërtuar raporte të qëndrueshme me klientët

“Sa herë ndaloja makinën para punëtorive të qelqit, zdrukthëtarive, aq më shumë kur duhej ndërtuar konstruktin e binave nga hekuri, më shikonin me habi duke më thënë se e kam gabuar rrugën”, tregon Mia Morina duke theksuar se nuk e besonin se një vajzë si ajo po merrej me gjëra që i përkasin sektorit të ndërtimtarisë.

“Çdo paragjykim e kam tejkaluar përmes ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët. Punoja shumë pavarësisht pagesës, që t’i tejkaloj pritshmërinë e klientëve, kjo është ajo që më hapi derën e suksesit”, thekson ajo.

Më tej ajo përmend sfidat me të cilat përballet gjatë punës, pasi secili klient ka shije dhe kërkesa unike, porse ajo thotë se me stafin përpiqen të nxjerrin më të mirën nga vetja për ta realizuar idenë.

Suksesi i një biznesi varet nga investimi në profesionalizimin e stafit

Mia Morina këtë vit ka hapur dhe një akademi për të mësuar grimin. Ajo thotë se kënaqet teksa mëson të rinjtë që të kenë një profesion, pavarësisht se ky angazhim plotësues për të kërkon shumë mund dhe kosto financiare.

“Projektet e mëdha kërkojnë staf të kualifikuar, profesionistë të avancuar të dizajnit. Në mungesë të stafit të kualifikuar, ne investojmë për t’i ndërtuar këto kapacitete”, shprehet ajo.

Stafi i kompanisë së Mia Morinës.
Stafi i kompanisë së Mia Morinës.

Mia Morina teksa kujton shkallët e ngjitjes drejt suksesit në botën e muzikës në “X Factor”, thotë se në zemrën e saj ende pulson kënga, ndonëse aktualisht ky pasion siç thotë, “mbetet një ëndërr që është kyçur në sirtar”.

Mia Morina në programin ë talenteve "X Factor".
Mia Morina në programin ë talenteve “X Factor”.
“Muzika mbetet pika ime e dobët. Unë iki bisedave për këtë temë pasi Mia nga brenda më bën me faj se pse e kam lënë pas dore këtë pasion, pas sakrificave të shumta duke marrë pjesë në shumë festivale… Edhe pse mendoj se e kam lënë muzikën, është muzika që s`më lë mua dhe pres momentin për të shpërthyer në këtë lëmi”.

“Jeta dinamike ka bërë që tani çdo event të organizohet jashtë shtëpisë dhe unë jam këtu”, thekson me vetëbesim Mia Morina.

Papunësia e të rinjve që përfshin grup moshën 15-29 vjeç mbetet në rreth 30 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe kjo çështje është apostrofuar dhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian.

Sipas hulumtimit të organizatës joqeveritare, Sega, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të shkollimit, presin rreth dy vjet e gjysmë që të gjejnë një vend pune.

Qeveria maqedonase përmes programit të vetëpunësimit, synon të ulë papunësinë në mesin e të rinjve përmes granteve prej 5 mijë eurosh për një të vetëpunësuar, gjegjësisht 10 mijë euro për dy partnerë për të filluar biznesin e tyre.

You Might Also Like

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Kosova Times June 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Në Federatën Ruse po përgatitet një rebelim që do të çojë në copëtimin e vendit…”

Kosova Times Kosova Times September 19, 2023
Më shumë se 2,400 fëmijë ukrainas u dërguan në Bjellorusi nga territoret e pushtuara
Haradinaj: Bizneset e diasporës jetike për qëndrimin e të rinjve në Kosovë
Shqiptarët e Luginës mobilizohen për regjistrim
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?