Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s në hollin e Kuvendit, ndërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.

Reynolds, po ashtu do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.