By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sekuestrimi i 272 kg kokainë në Selanik, pendohet doktori grek dhe zbërthen skemën e rrjetit të trafikut: U porosit nga shqiptari ‘J’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sekuestrimi i 272 kg kokainë në Selanik, pendohet doktori grek dhe zbërthen skemën e rrjetit të trafikut: U porosit nga shqiptari ‘J’
Lajme

Sekuestrimi i 272 kg kokainë në Selanik, pendohet doktori grek dhe zbërthen skemën e rrjetit të trafikut: U porosit nga shqiptari ‘J’

Kosova Times
Last updated: 2023/06/26 at 10:02 AM
Kosova Times Published June 26, 2023
Share
SHARE

Policia greke ka sekuestruar 272 kg kokainë në një operacion të zhvilluar në 3 faza që nisi fillimisht me kapjen më 9 maj në Selanik të 105 kg kokainë që vinin nga Ekuadori. Gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar shqiptarët Edmond Gjini dhe vëllezërit Remsi e Dritan Uka, 8 shtetas grekë si dhe 4 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që kokaina do të nisej drejt Shkupit. Gjatë operacionit të parë, mes te arrestuarve ishte edhe një doktor grek, 68 vjeç. Më 31 maj ai rezulton të jetë penduar dhe të ketë rrëfyer me deklaratë shtesë, detaje të reja lidhur me grupin kriminal qe fshihet pas trafikut të drogës nga Ekuadori. “Më datë 25.04.2023, i bashkakuzuari im E. G., (Edmond Gjini), pasi më njoftoi për këtë, më prezantoi me një shqiptar me emrin J. Ai më njoftoi se kishte nën menaxhimin e tij disa ngarkesa me banane dhe në njërën prej tyre, bashkëpunëtorët e tij, kishin vendosur një sasi kokaine.

Ai më pyeti nëse mund të gjeja një hapësirë, që të realizohej puna për të hequr sasitë e kokainës. Diskutimi u zhvillua në prani të E.G., i cili më siguroi se ne mund të ndërmarrim punën përkatëse. Shpërblimi do ishte 50.000 euro. I gjithë procesi i ngarkimit nga Ekuadori dhe i transportit nga porti i Selanikut në Maqedoninë e Veriut, kompanitë e përfshira dhe mënyra e zbatimit të dërgesës së kontejnerit, u krye nga shqiptari J., pa pasur asnjë dijeni dhe kontakt me dërguesit apo marrësit. Magazina që mendova të përdor i përkiste firmës së A. G, i cili ishte i palëvizur në shtëpinë e tij për shkak të problemeve ortopedike dhe magazina ishte bosh. Çelësa kishte bashkëpunëtori i tij X. D., i cili merrej me mirëmbajtjen e magazinës. I kërkova që ta vinte në dispozicion dhe ta ndihmonte E. G., sipas nevojës në punën e kërkuar për heqjen e sasisë së kokainës”, thekson në shkresën e tij, 68-vjeçari i pandehur, duke treguar se nuk e dinte saktësisht se ku ishin vendosur sasitë e drogës. Ngarkesa ka mbërritur mesditën e 8 majit në magazinë dhe droga e fshehur është nxjerrë nga kontejneri. “I kisha thënë që sapo të kishte mbaruar heqjen e sasive të kokainës t’i vendoste në thasë dhe t’ia dorëzonte M.P., me të cilin kisha rënë dakord që t’ia dorëzoja një personi që do ta priste jashtë hotelit “Filippeo”. Nga sa mësova më pas, organet e akuzës e arrestuan në Diavata. E njëjta gjë ka ndodhur në të njëjtën kohë në magazinë, në “Agios Athanasios”, ndërsa është arrestuar edhe djali im, në “Ano Evosmos”, thotë ai dhe tregon se as djali i tij, as kompania që jep me qira një pjesë të pasurisë së gruas së tij dhe as nusja e tij dhe vëllai i saj nuk kanë asnjë lidhje me gjithë këtë çështje. “Deklarata ime fillestare ishte rezultat i konfuzionit dhe frikës që mbizotëronte në mendjen time. Kur u qetësova disi, kuptova se duhet të them të vërtetën për marrëzinë dhe mendjelehtësinë e madhe që kisha bërë dhe të kërkoja mëshirën e Drejtësisë. Unë kurrë nuk kam marrë drogë më parë. Unë bëra një akt të vetëm budallallëku dhe joserioz dhe tërhoqa disa njerëz të thjeshtë në të. Jam i tronditur nga veprimi im i papranueshëm dhe vetëshkatërrues. Zoti më ndihmoftë. Shpresoj në mëshirën e Drejtësisë”-përfundon mjeku 68-vjeçar në pension./Balkanweb

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times June 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
ShBA, nesër debati i parë dhe i vetëm mes kandidatëve për nënpresident
Ambasada e Gjermanisë dhe e Francës me ceremoni për Luftën e Parë Botërore
Të dënuarit për vrasje, grabitje kthehen në shtëpi pasi kanë shërbyer në Wagner
Propozimi i Perëndimit “do ta nxirrte veriun nga kriza”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?