By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit
February 2, 2026
Veliu: LDK nuk është pronë personale
February 2, 2026
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim
February 2, 2026
MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`
February 2, 2026
Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republika Sërpska stopon miratimin e heqjes së regjimit të vizave mes Bosnjës dhe Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Republika Sërpska stopon miratimin e heqjes së regjimit të vizave mes Bosnjës dhe Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Republika Sërpska stopon miratimin e heqjes së regjimit të vizave mes Bosnjës dhe Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/06/27 at 9:39 PM
Kosova Times Published June 27, 2023
Share
SHARE

Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska kanë votuar për të stopuar miratimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, gjatë seancës të mbajtur në Banja Llukë më 27 qershor.

Me këtë vendim është ndaluar heqja e regjimit të vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, pavarësisht se për këtë çështje u arrit një marrëveshje për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor gjatë një takimi në kuadër të procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2022.

Të 64 deputetët e pranishëm votuan për këtë çështje. Që ky vendim të miratohej, kërkohej një shumicë prej dy të tretave të votave.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të kundërshtimit nga zyrtarët e Republikës Sërpska.

Seanca u thirr pasi anëtarja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhekja Cvijanoviq, inicioi një mekanizëm për të mbrojtur interesat vitale të Republikës Sërpska, sepse sipas saj, gjatë mbledhjes së 21 qershorit të Presidencës nuk pati konsensus për këtë çështje. Ajo tha se heqja e regjimit të vizave do të ishte e dëmshme për interesat vitale të Republikës Sërpska.

Konkluzioni për miratim urgjent të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes – së bashku me disa marrëveshje të tjera për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale – si dhe miratimi i Planit të Veprimit për përmbushjen e 14 prioriteteve kyçe i janë paraqitur Bosnjës nga Bashkimi Evropian për të vazhduar përpara në procesin e anëtarësimit.

Interesi vital i kësaj çështjeje u miratua njëzëri sa i përket Planit të Veprimit, për të cilin votuan 64 deputetët e pranishëm.

Të dyja këto vendime do të hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Parlamenti i këtij entiteti po ashtu miratoi disa konkluzione të grupeve parlamentare, përmes së cilave ata dënuan “aktet e dhunës, persekutimin politik, burgosjen dhe rrezikimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë së serbëve në veri të Kosovës”.

Deputetët po ashtu u bënë thirrje aktorëve relevantë ndërkombëtarë që të ndërmarrin masa për të normalizuar sa më shpejt që të jetë e mundur situatën në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Në fjalimin e saj – gjatë së cilit iu referua Kosovës ‘Kosova me fusnotë’ – Cvijanoviq përmendi përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës në muajt e fundit si arsye për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Si një politikane e përgjegjshme nga Republika Sërpska, besoj se nuk ka kushte për lejimin e lëvizjes së lirë për qytetarët nga Kosova bazuar vetëm në letërnjoftime”, tha ajo.

Ajo shtoi se institucionet në Prishtinë, të cilat i quajti “të përkohshme” po ankohen për situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi se Kosova “nuk ta lë përshtypjen që është partnere e besueshme që do të respektonte obligimet nga marrëveshjet në fjalë”.

Për të, qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, po ashtu janë të diskutueshme dhe tha se e paraqesin Republikën Sërpska në kontekst negativ, “si një shembull të keq të autonomisë së institucionalizuar të popullit serb në Ballkan” dhe që nuk mund të përdoret si shembull për të zgjidhur çështjen e autonomisë për serbët në veri të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Asambleja Kombëtare ka dhjetë ditë kohë për të shqyrtuar deklaratat e anëtarit të Presidencës nga Republika Sërspka për vendimet që janë në konflikt me interesat vitale kombëtare.

Nëse organi legjislativ i konfirmon ato me dy të tretat e votave brenda kësaj periudhe – pra 56 vota nga 83 deputetët – konkluzionet e kontestuar atë Presidencës trepalëshe të Bosnjës nuk hyjnë në fuqi.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times June 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Ne pamë një Rusi të ndryshme.” Ambasadorët e 10 vendeve perëndimore morën pjesë në funeralin e Navalny

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Pjesën e dytë të Provimit të Maturës, kaluan 57.1 për qind të nxënësve
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
Çfarë nënkupton mbyllja e Qeverisë amerikane?
Fordou është objekti kryesor bërthamor i Iranit (dhe i paarritshëm për sulmet izraelite), i vendosur në një mega-bunker nën një mal. Ja çfarë dimë për të.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?