By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajram i përmallshëm për afganët në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bajram i përmallshëm për afganët në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Bajram i përmallshëm për afganët në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/28 at 1:36 PM
Kosova Times Published June 28, 2023
Share
SHARE

Në muzgun e natës së Kurban Bajramit, Abdulrrahman Safe i çoi katër fëmijët e tij për të prerë flokët, në përgatitje të festës.

Ai ka një muaj që jeton në Shqipëri, bashkë me qindra afganë të tjerë që janë evakuuar si të përndjekur nga regjimi taliban. Grupi radikal mori pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.

“Është traditë e Bajramit” të shkurtohen flokët, thotë 33-vjeçari.

Abdulrrahman Safe me fëmijët e tij para sallonit të flokëve “Xhuli” në Shëngjin të Shqipërisë.
Abdulrrahman Safe me fëmijët e tij para sallonit të flokëve “Xhuli” në Shëngjin të Shqipërisë.

Salloni i flokëve ku po bëheshin gati familja Safe, gjendet disa metra larg kompleksit pushimor “Rafaello”, në zonën bregdetare të Shëngjinit, në veriperëndim të Shqipërisë.

Në këtë kompleks, aktualisht, gjenden rreth 800 afganë – disa prej të cilëve nga fundi i vitit 2021. Shumica presin dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të emigruar atje.

Abdullahu, djali i Abdulrrahman Safe, duke rregulluar flokët para Bajramit.
Abdullahu, djali i Abdulrrahman Safe, duke rregulluar flokët para Bajramit.

Në ditën e Kurban Bajramit, Mahmood Rezaie zgjodhi të ecë në shëtitoren rreth plazhit, bashkë me djemtë e tij.

“Ta festosh Bajramin në Afganistan ishte më mirë se këtu, sepse kemi mundur t’i vizitojmë familjet tona. Edhe këtu është mirë, por po presim për viza të shkojmë në Amerikë”, tregon Rezaie, i cili, po ashtu, ka një muaj që ka arritur në Shqipëri.

Mahmood Rezaie, afgan që po strehohet në Shqipëri, duke shëtitur me djemtë e tij rreth plazhit të Shëngjinit.
Mahmood Rezaie, afgan që po strehohet në Shqipëri, duke shëtitur me djemtë e tij rreth plazhit të Shëngjinit.

Ndonëse nuk ka shumë shenja feste, në shëtitoren e Shëngjinit shihen burra e gra me veshje tradicionale afgane.

Shumica prej këtyre burrave falën namazin e Bajramit në xhaminë më të afërt në qytetin e Lezhës.

Burra me veshje tradicionale afgane në Shëngjin.
Burra me veshje tradicionale afgane në Shëngjin.

Për Mohammad Samim Nasimin, veshja tradicionale është ndër gjërat e pakta që zgjodhi t’i merrte me vete, kur u nis nga Afganistani, dy javë më parë.

Deri vonë, ai punonte në sektorin e logjistikës në një kompani të huaj që operonte në Afganistan.

“Na mungojnë ushqimet tradicionale. Ushqimi afgan është shumë i shijshëm. Deshëm të sjellim ca fruta të thata, por nuk mundëm për shkak të kufizimeve në bagazh”, thotë Nasimin.

E, bashkëshortes së tij, Arizio, më së shumti i mungojnë anëtarët e familjes që kanë mbetur në Afganistan.

Familja Nasimin e veshur me veshje tradicionale për Bajram.
Familja Nasimin e veshur me veshje tradicionale për Bajram.

Pas shëtitjes së paradites, afganët që po qëndrojnë në Shëngjin, i pret dreka që përgatitet për ta në kompleksin “Rafaello”.

Shefi i kuzhinës, Frank Kola, thotë se ka përgatitur ëmbëlsira për nder të festës.

Halva në tepsi e përgatitur për drekën e Bajramit për afganët që po qëndrojnë në Shqipëri.
Halva në tepsi e përgatitur për drekën e Bajramit për afganët që po qëndrojnë në Shqipëri.

Rreth 2.400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021, pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Atyre iu dha strehim i përkohshëm në Shëngjin dhe në hotele të tjera në Durrës të Shqipërisë.

Në bazë të një marrëveshjeje që Shqipëria ka bërë me Shtetet e Bashkuara, ata do të qëndrojnë në këtë vend derisa ta rregullojnë dokumentacionin për t’u zhvendosur në ShBA.

Shumica prej afganëve me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, shprehën dëshirë që Bajramin e ardhshëm ta presin në ShBA.

Punëtorja e kuzhinës në Rafaello duke mbushur kutitë me puding për drekën e Bajramit.
Punëtorja e kuzhinës në Rafaello duke mbushur kutitë me puding për drekën e Bajramit.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times June 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Libri ‘Një kosovar si Radomiri`, është një testament i guximit

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
Kërkohet paraburgim ndaj një qytetari e instruktori të një autoshkolle
KQZ rekomandon kandidatët për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr serbë
Sekretari Antony Blinken shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?