By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë
Ballina 1Lajme

Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/28 at 10:43 AM
Kosova Times Published June 28, 2023
Share
SHARE

Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”.

Letra që përmban nënshkrimet e tetë senatorëve demokratë dhe republikanë, inkurajon presidentin që të shqyrtojë shitjet ushtarake, nëse dy palët nuk angazhohen për propozimin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës.

Situata në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, është tensionuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë janë përleshur me ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR. Dhjetëra të plagosur janë raportuar në të dyja anët.

Derisa Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar, komuniteti ndërkombëtar ka hedhur përgjegjësinë kryesisht mbi Kosovën.

Bashkimi Evropian është duke kërkuar prej saj që të mbajë zgjedhje të reja lokale në veri, si dhe ta tërheqë policinë speciale nga ajo zonë. Nga Serbia, në anën tjetër, kërkon që të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet e mundshme lokale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen vetëm brenda kornizave ligjore të shtetit.

Letra e tetë senatorëve amerikanë i bën thirrje Bidenit që “të ushtrojë presion diplomatik, për t’i dhënë fund krizës aktuale”.

Letra përmend edhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në muajin mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Senatorët paralajmëruan rishqyrtimin e mbështetjes nga Kongresi, nëse Kosova dhe Serbia “dështojnë të ushtrojnë përmbajtje” dhe “të punojnë për shtensionimin e situatës së sigurisë”.

Ata kërkuan nga administrata Biden që të sigurojë një raport për Senatin e ShBA-së mbi situatën aktuale të sigurisë në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ne i vlerësojmë përpjekjet diplomatike të ShBA-së për qetësimin e krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke sidomos nga Kosova”, thuhet në letër.

Komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës – përfshirë përjashtimin e saj nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga ShBA-ja – për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në veri. BE-ja paralajmëroi shpalljen e masave ndëshkuese për Kosovën gjatë kësaj jave.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times June 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një konferencë ndërkombëtare për arritjen e paqes në Ukrainë u hap në Maltë

Kosova Times Kosova Times October 28, 2023
Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë
Refuzohet shtyrja e gjyqit e veçimi i aktakuzës për administrim drejtësie
Kreu i Hezbollahut shpalli hakmarrje. Ushtarët izraelitë të vrarë pranë kufirit me Libanin
Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?