By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moskompensimi i dëmeve nga vërshimet falimenton biznese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Moskompensimi i dëmeve nga vërshimet falimenton biznese
Ballina 1Financa

Moskompensimi i dëmeve nga vërshimet falimenton biznese

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 11:56 AM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Liridon Geci nga fshati Llaushë i Skenderajt u detyrua ta mbyllë fermën e tij të pulave, për shkak të dëmtimeve që i shkaktuan vërshimet në muajin janar.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ajo kohë, ai nuk ka marrë asnjë kompensim për dëmet, edhe pse autoritetet qendrore kanë premtuar se do t’i shpaguajnë ato.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetje për këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Geci tregon se, si pasojë e vërshimeve, i kanë ngordhur 12.000 pula, nga 15.000 sa kishte gjithsej.

Për shkak të dëmeve që i ka pësuar edhe inventari, ai thotë se është detyruar t’i shesë edhe pulat e mbetura dhe ta mbyllë fermën me pesë punëtorë.

Nga kjo pulari thotë se ka siguruar jetesën e familjes së tij, ndërsa vlera e dëmeve që ka pësuar thotë se është rreth 400 mijë euro.

“Biznesi ka falimentuar. Nuk kemi mundur të bëjmë riparime, sepse vlera financiare është e papërballueshme për biznesin tonë. Po presim kompensim të mjeteve… Kemi telashe edhe me banka, kemi kredi dhe nuk kemi pasur mundësi t’i paguajmë këstet e kredive”, thotë Geci për Radion Evropa e Lirë.

Liridon Geci thotë se e ka mbyllur pularinë pasi si pasojë e vërshimeve, i kanë ngordhur 12.000 pula, nga 15.000 sa kishte gjithsej dhe se nuk është kompensuar asnjëherë.
Liridon Geci thotë se e ka mbyllur pularinë pasi si pasojë e vërshimeve, i kanë ngordhur 12.000 pula, nga 15.000 sa kishte gjithsej dhe se nuk është kompensuar asnjëherë.

Vërshimet e 19 janarit në Skenderaj kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturë rrugore.

Sipas kryetarit të komunës, Fadil Nura, dëmet kanë arritur vlerën e mbi 12.2 milionë eurove.

Ai thotë se lista e dëmeve është dërguar tek autoritetet përgjegjëse, porse deri më tash nuk ka pasur përgjigje prej tyre.

“Komuna e Skenderajt, brenda afateve të parapara ligjore, ka dërguar dosjen për secilën familje të prekur – ekonomi familjare, rast bujqësor, biznes dhe infrastrukturë publike… Nga niveli qendror, deri më tani, nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket kompensimit. A është çështje vullneti apo politike, nuk e di”, thotë Nura për Radion Evropa e Lirë.

I vetmi kompensim që është bërë në këtë komunë, sipas tij, është ai nga Fondi Emergjent i Vërshimeve, i cili është themeluar menjëherë pas vërshimeve nga vetë komuna e Skenderajt.

“Gjatë kohës sa fondi ka qenë i hapur, janë grumbulluar nga njerëz të vullnetit të mirë, bashkatdhetarë, shoqata, fondacione dhe të tjerë, mbi 414 mijë euro. Ato janë ndarë në mënyrë proporcionale për 373 familje – nga mbi 1.100 euro”, thotë Nura.

Përveç komunës së Skenderajt, vërshimet në janar kanë përmbytur edhe zona në Mitrovicë të Jugut, Klinë dhe Istog.

Sipas llogaritjeve që kanë bërë komunat përkatëse, mbi 7.8 milionë euro ka qenë vlera e dëmeve në Mitrovicë të Jugut, mbi 4 milionë euro në Klinë dhe rreth 2.8 milionë euro në Istog.

Derisa të prekurit në këto komuna janë po ashtu në pritje të kompensimit, përmbytjet përfshinë fundjavën që shkoi edhe rajonin e Pejës.

Dy persona humbën jetën nga përmbytjet, që shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale.

Kryetari i Pejës, Gazmen Muhaxheri, konfirmon se evidentimi i dëmeve ka nisur më 26 qershor.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Qeveria e vendit që t’i kompensojë fillimisht dëmet e shkaktuara nga vërshimet e muajit janar.

Sazan Ibrahimi, kryetar i këtij asociacioni, thotë se është i domosdoshëm krijimi i një fondi emergjent, për t’iu shmangur vonesave në kompensim.

“Politikat, sa i përket kompensimit të dëmeve, duhet të rishqyrtohen, në mënyrë që të krijohet fondi emergjent për komuna. Këto mjete, pastaj, të barten në nivelin lokal, në mënyrë që ky nivel sa më shpejt ta bëjë kompensimin e dëmeve. E jo të kalojnë muaj të tërë – pesë, gjashtë apo më shumë muaj – e qytetari të mos kompensohet nga niveli qendror”, thotë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Në rast se nuk ka ndonjë fatkeqësi natyrore, Ibrahimi thotë se këto mjete do të mund t’i ktheheshin nivelit qendror.

Në mbledhjen e Qeverisë të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi do të fillojë të hartojë “strategjinë e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”.

Ai tha se Kosova është duke lobuar për të siguruar që të ketë qasje të drejtpërdrejtë në fondet për këtë qëllim.

Vlerësohet se asaj i duhen investime prej më shumë se 1.3 miliard eurosh në infrastrukturë.

“Ndërtimet në zonat me rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e sistemeve të drenazhit në disa zona urbane kontribuojnë për të keq në rritjen e pasojave nga përmbytjet e shpeshta”, tha Kurti.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh përmbytje në Kosovë.

Dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, thuhet se kontribuon, po ashtu, në përmbytjen e zonave.

You Might Also Like

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas takimit me emisarin e Xi Jinping, Putin foli në Luzhniki

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Rreth 100 të vrarë nga përleshjet në kufi mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit
Pensionohet komandanti i Gardës Kombëtare, Naim Haziri
Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re lundruese
Migrantët në Maqedoninë e Veriut: Edhe fëmijë pa prindër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?