By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Po zhvillohet programi “Edukim për Siguri”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Po zhvillohet programi “Edukim për Siguri”
Lajme

Po zhvillohet programi “Edukim për Siguri”

Kosova Times
Last updated: 2023/06/30 at 7:58 PM
Kosova Times Published June 30, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka vizituar kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozatin dhe kazermën “Minatori” në Mitrovicë. Atje po bëhet ligjërimi nga ana e instruktorëve të FSK-së për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë, për temat që përfshihen në planprogramin e lëndës “Edukim për Siguri”.

Ngritja e tendave, përdorimi i litarëve dhe orientimi në natyrë, ishin temat të cilat u trajtuan sot në aspekt teorik e praktik nga ana e ligjëruesve të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Pomozatin dhe kazermën në Mitrovicë. Me përfundimin e këtij cikli të ligjëratave, të rinjtë që kanë ndjekur këto trajnime do të jenë të aftë për të ndihmuar të tjerët në situata emergjente dhe në raste të fatkeqësive natyrore.

Kryeministri Kurti tha se shpreson që shumë nga këta të rijnë, por edhe të tjerë që do të vijnë pas tyre, do ta marrin si lëndë zgjedhore në shkolla “Edukimin për Siguri”.

Ky program pritet që nga shtatori të zhvillohet në 8 kazerma nëpër qytetet e Kosovës dhe me 2100 nxënës pjesëmarrës.

Kryeministri pati mundësinë që të shoh nga afër ligjëratat dhe trajnimet si dhe të bashkëbisedojë me ligjëruesit, instruktorët dhe nxënësit që po ndjekin këto mësime.

Kujtojmë se dje, ai kishte vizituar kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku grupe nxënësish po mbanin ligjëratë mbi “Njohuritë e përgjithshme rreth institucioneve të sigurisë”.

Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj Qeverisës 2021-2025 ka paraparë zhvillimin e programit edukativ për të rinjtë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Programi “Edukimi për Siguri”, është program i cili ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times June 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja raportohet se i ka dhënë leje Ukrainës të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë
Shefi i OBSH-së: Vendimi i Trump ndalon trajtimin dhe parandalimin e HIV-it në 50 vende
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Britania u ofron aleatëve armatim Ukrainës brenda 50 ditësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?