By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme
Ballina 2Rajon / Botë

Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 3:30 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i ShBA-së, Mark Milley.

“Ajo që kam thënë është se kjo do të zgjasë gjashtë, tetë, dhjetë javë… Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, u shpreh Milley.

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i ushtrisë ukrainase kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar, por shtoi se Ukraina po “përparonte në mënyrë të qëndrueshme”.

“Shkon pak ngadalë, por kjo është pjesë e natyrës së luftës”, i tha ai një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, sipas transmetuesit publik britanik BBC.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e pranoi se ofensiva po bënte përparim të ngadaltë.

Gjatë takimit të organizuar në Uashington më 30 qershor, Milley tha se kundërofensiva “po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke kaluar qëllimshëm nëpër fusha shumë të vështira e të minuara… 500 metra në ditë, 1.000 metra në ditë, 2.000 metra në ditë”.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë”, tha ai.

Ushtarët ukrainas “po sulmonin nëpër fusha të minuara dhe në llogore”, tha ai, duke shtuar se kjo kundërofensive “është fjalë për fjalë një luftë për jetën e tyre”.

Ai tha se ShBA-ja po i jepte Ukrainës ndihmë “aq sa është e mundur”.

Gjenerali Milley është këshilltari kryesor ushtarak i presidentit amerikan, sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se kundërofensiva ishte penguar nga mungesa e fuqisë adekuate të zjarrit.

Në një intervistë për mediumin amerikan Washington Post të publikuar më 30 qershor, ai tha se ishte i irrituar nga dërgesat e ngadalta të armëve të premtuara nga Perëndimi, nga avionët luftarakë modernë te municionet e artilerisë.

“Nuk më duhen 120 avionë. Nuk do ta kërcënoj të gjithë botën. Një numër shumë i kufizuar do të mjaftonte”, tha ai.

Ndërsa, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-së, William Burns, raportohet ta ketë bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë muajin e kaluar, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i Mbrojtjes “vetëm” ndaloi dërgesën e armëve në Ukrainë, Trump kërkoi falje

Kosova Times Kosova Times July 9, 2025
Osmani falënderon Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane për mikpritjen
Një rafineri nafte mori flakë pranë Kaluga pas një sulmi me dron 1 orë më parë
Djali i presidentit të Ugandës premtoi të dërgonte ushtarë për të mbrojtur Moskën
Liverpool fiton ndaj Brighton & Hove Albion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?