By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Metodë e re e fekondimit artificial për të mënjanuar trashëgiminë e sëmundjes mitokondriale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Metodë e re e fekondimit artificial për të mënjanuar trashëgiminë e sëmundjes mitokondriale
Shëndetësi

Metodë e re e fekondimit artificial për të mënjanuar trashëgiminë e sëmundjes mitokondriale

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 7:37 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Mjekët në Britaninë e Madhe njoftuan se një foshnjë ka lindur përmes një teknike të fekondimit artificial IVF të sapolicencuar duke përdorur ADN-në e tre personave.

Nëna e fëmijës ka sëmundjen mitokondriale e cila mund të shkaktojë çrregullime, apo edhe vdekje të hershme nëse trashëgohet tek foshnja.

Pothuajse çdo qelizë në trupin tonë kërkon energji për të funksionuar. Kjo energji sigurohet nga trupat mitokondrialë. Sëmundja mitokondriale ndodh kur mitokondria jofunksionale nuk prodhojnë energji të mjaftueshme.

Sëmundja mund të çojë në çrregullime të zemrës ose mëlçisë. Ajo mund të shkaktojë probleme neurologjike, konvulsione dhe humbje të muskujve dhe trashëgohet nga nëna tek fëmija.

Tani mjekët po përdorin një teknikë të re të fekondimit artificial për të parandaluar këtë sëmundje të pashërueshme.

Shkencëtarët në një qendër fertiliteti në Newcastle në veri të Anglisë hoqën të gjitha kromozomet nga veza e një dhurueseje, duke lënë në të vetëm ADN-në mitokondriale.

Pastaj kromozomet e nënës u futën në vezën dhuruese së bashku me spermën e babait.

Procedura është e licencuar nga rregullatori i qeverisë britanike i quajtur Autoriteti i Fertilizimit Njerëzor dhe Embriologjisë.

Dagan Wells është profesor i gjenetikës riprodhuese në Universitetin e Oksfordit.

Ai shpjegon se procedura është e mundur sepse çdo vezë përmban ADN mitokondriale.

“Në çdo qelizë të trupit tonë, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, ne kemi mijëra trupa të vegjël mitokondrial. Gjëja interesante rreth tyre është se ato përmbajnë një pjesë shumë të vogël të ADN-së. Puna e tyre kryesore në qelizë është të prodhojnë energji”.

Zoti Wells beson se kjo teknikë mund të jetë një zgjidhje për një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Sipas tij, 3-4 mijë gra vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik të transmetimit të çrregullimeve të ADN-së mitokondriale dhe rreth një në 5000 fëmijë lindin me këtë çrregullim.

Ai shpjegon se procesi transferon më pak se 1 përqind të ADN-së mitokondriale të nënës.

“Kjo teknikë heq materialin gjenetik të dhurueses nga veza. Pra, në të vërtetë, është një veze boshe. Ajo përmban trupa mitokondrial dhe gjëra të tjera, por nuk ka material gjenetik nga dhuruesja. Më pas transferohet materiali gjenetik i pacientes, kromozomet e saj, në atë vezë. Pra, tani veza ka ADN-në e pacientes. Ne shohim se më pak se 1% e totalit të mitokondrias kalon së bashku me materialin gjenetik të nënës. Kjo nuk duhet të jetë shkak për shqetësim. I vetmi problem është se është vërejtur se herë pas here mund të keni një shpërthim të papritur të mitokondrive që janë transferuar me materialin gjenetik”, thotë zoti Wells.

Sipas studiuesit, për shkak se teknologjia është e re, dihet pak për pasojat afatgjata. Ai thotë se është mbledhur pak informacion rreth studimeve në mbarë botën.

“Studime ndjekin pak ose aspak atë që ndodh më pas. Kështu ne nuk dimë shumë rreth tyre në shumicën e rasteve, të paktën ku ky proces është bërë kjo për të shmangur një çrregullim mitokondrial. //Në një farë mënyre, është mirë që kjo procedurë po bëhet e licencuar dhe me rregullore shumë të rrepta brenda Britanisë. Kur rezultatet të shpërndahen plotësisht publikisht, ato do të jenë shumë të detajuara dhe me të vërtetë do të kuptojmë shumë më mirë nëse kjo teknikë po funksionon mirë, apo nëse ka disa mangësi apo disa probleme”, thotë Wells.

Zoti Wells nuk beson se kjo metodë megjithatë do të përdoret gjerësisht si një trajtim për infertilitetin.

You Might Also Like

Në QKUK kryhet një intervenim kirurgjik i rrallë

Një revolucion në stomatologji: Dhëmbët nga laboratori bëhen realitet

Ky ushqim shkatërron veshkat

Kinezët kanë përmbysur plakjen te majmunët. Tani është radha e njerëzve

Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Treorëshi problematik për zhdoganimin e mallit

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Shqipëria blen dronë luftarakë ‘Bayraktar’ nga Turqia
Superliga vazhdon në mesjavë me ndeshjet e javës së tetë, spikat derbi Drita – Gjilani
Stoltenberg në Sarajevë: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus
Shenjat e dyluftimeve në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?