By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’
January 5, 2026
Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro
January 5, 2026
Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë
January 5, 2026
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
January 5, 2026
Me rënien e Maduros, Kina mund të humbasë miliarda
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Racionalizimi i agjencive të pavarura shihet si i domosdoshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Racionalizimi i agjencive të pavarura shihet si i domosdoshëm
Ballina 1Lajme

Racionalizimi i agjencive të pavarura shihet si i domosdoshëm

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 4:08 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka filluar punën për racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse në agjenci të pavarura dhe ekzekutive. Nga Qeveria, nuk kanë treguar për Radio Kosovën nëse ky proces do të përmbyllet sivjet dhe sa agjenci do të shuhen. Nga shoqëria civile thonë se racionalizimi i agjencive të pavarura është shumë i nevojshëm dhe duhet të përmbyllet pa vonesa.

Numri i agjencive të pavarura dhe atyre ekzekutive që funksionojnë në kuadër të institucioneve publike, vlerësohet i madh, prej vitesh.

Me qëllim të racionalizimit apo edhe shuarjes së disa prej tyre, Qeveria Kurti ka marrë disa veprime konkrete, gjatë dy viteve të fundit.

Në Kuvendin e Kosovës, janë miratuar dy ligje që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse në Agjenci të pavarura apo edhe në Agjenci ekzekutive. Megjithëkëtë, sipas shoqërisë civile ende nuk ka rezultate të prekshme në këtë drejtim.

Radio Kosova ka pyetur zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, nëse pritet që procesi i racionalizimit të agjencive të pavarura dhe ekzekutive të përmbyllet gjatë këtij viti dhe sa agjenci mund të mbyllen?

Duke mos treguar nëse deri në fund të këtij viti do të përmbyllet procesi i racionalizimit të agjencive të pavarura dhe ekzekutive, Dobra tha se janë duke punuar në këtë proces dhe se rezultatet mbetet të shihen.

“Numrin e saktë të agjencive që mund të shuhen nuk mund t’ua jap, sepse ekipet janë duke biseduar me të gjitha institucionet. Që nga marsi, nëse nuk gabohem e kemi edhe një metodologji për shuarjen, krijimin apo  bashkimin e agjencive, e cila na drejton në procesin që duhet ndërmarrë. Unë nuk përjashtoj mundësinë e krijimit të agjencive të reja, por, agjencitë që nuk do të duhej të ekzistonin ose do të duhej të ishin diku tjetër do të rishikohen edhe do të ndërmerren hapat e duhur”, tha Dobra.

Naser Shamolli, hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radio Kosovën se, racionalizimi i agjencive të pavarura është shumë i nevojshëm dhe duhet të përmbyllet pa vonesa. Shamolli thekson dy aspektet që tregojnë rëndësinë që ka racionalizimi i agjencive të pavarura, të cilat siç thotë janë të shumta në numër.

“E para, për të zvogëluar numrin që është mbi 80-të, përkundër që disa iniciativa janë ndërmarr nga qeveritë, edhe kjo aktualja. Por është një ndërmarrje shumë simbolike. Janë diku 6 agjenci që deri më tani janë racionalizuar, por që në praktikë realisht funksionojnë si ato të vjetrat. Ndërsa, për racionalizimin e tjerave duhet të ketë një plan të qartë e vullnet politik që ky proces duhet të përfundohet sa më shpejtë që është e mundur”, tha Shamolli.

Sipas Shamollit, përveç për racionalizimin e agjencive të pavarura, i rëndësishëm është edhe racionalizimi i dikastereve të ndryshme nëpër ministri të caktuara të cilat duhet të kenë organizim më të mirë.

You Might Also Like

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Bari-Durrës

Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës

Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lajçak pas takimit me Vuçiç: Është gati të marrë vendime të vështira. Krijimi i Asociacionit…

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Sekuestrohen 10 kg substancë narkotike, në vlerë prej 450 mijë eurosh
KQZ: Gjashtë subjekte politike aplikuan për zgjedhjet në veri
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Mercenari amerikan për krimet në Gaza: Kam qenë në katër luftëra, nuk kam parë kurrë dhunë të tillë kundër civilëve askund
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?