By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/01 at 7:33 PM
Kosova Times Published July 1, 2023
Share
SHARE

Me rreth 1.3 milionë hektarë me pyje, Shqipëria prej vitesh përballet me sfidën e menaxhimit të kësaj pasurie kombëtare. Gjatë 30 viteve të fundit sipërfaqja pyjore ka ardhur duke u zvogëluar, me pasoja jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në mjedis, thotë inxhinieri i pyjeve Mark Rupa.

“Jemi përballë disa sfidave globale, siç janë ndryshimet klimatike, por njëkohësisht kemi edhe sfidat tona lokale siç janë aftësia e menaxhimit të territoreve pyjore, aftësia për t’i administru dhe për t’u përballë me këto sfida, të cilat janë gjithnjë e në rritje në fushën e pyjeve. Shikohet vazhdimisht rritja e frekuencave të zjarreve në të gjithë bazenin e Mesdheut, por sidomos në Shqipëri, dhe është shqetësuese që, ndërsa këto frekuenca po rriten vazhdimisht, afërsia jonë menaxhuese dhe reaguese mbetet pa ndryshuar”.

Sipas Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, 11 përqind e sipërfaqes pyjore në Shqipëri, ose 132 mijë hektarë, janë përshkuar nga zjarret. Në një pjesë të madhe të saj, mundësia e ripërtëritjes në mënyrë natyrale është e pakët për shkak të shkallës së dëmtimit. Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, pas zjarreve problematika kryesore në pyje është ajo e prerjeve të jashtëligjshme. Sipas Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, rreth 8 përqind e sipërfaqes pyjore, ose më shumë se 96 mijë hektarë janë prekur nga prerjet e jashtëligjshme. Drejtori Kala thotë se po bëhen përpjekje për forcimin e masave.

“Pas zjarreve, që normalisht është problematika kryesore ku ne kemi vënë fokusin kryesor, kemi edhe problematikën e dëmtimeve në pyje, me të cilën po punojmë fort. Kemi rritur bashkëpunimin ndërinstitucional me policinë e shtetit, po përpiqemi të forcojmë kapacitetet dhe strukturat inspektuese pranë bashkive me qëllim që të rrisin rolin e tyre monitorues dhe kontrollues në pyje. Kjo, për të parandaluar të gjitha dëmtimet dhe për të dërguar para drejtësisë të gjithë abuzuesit”.

Shqipëria ka shpallur Moratoriumin 10 vjeçar të ndalimit të prerjeve në pyje si dhe ka ashpërsuar masën e dënimit për zjarrvënësit dhe autorët e prerjeve të jashtëligjshme. Megjithatë, janë të pakta rastet e ndalimit dhe dënimit të autorëve. Bashkitë, që kanë në administrim pyjet, vazhdojnë të kenë kapacitete të pakta për të kontrolluar dhe menaxhuar territorin dhe, po ashtu, janë të kufizuara kapacitetet e policisë dhe ushtrisë për shuarjen e zjarreve. Ndërkohë, pasojat në mjedis dhe në jetën e komuniteteve lokale, sipas inxhinier Rupa, janë të mëdha.

“Shkaktojnë erozion, mbushje të shpejtë të bazeneve, rrjedhje më të shpejtë të ujit duke kriju përmbytje në zonat e ulëta, siç e shikojmë vazhdimisht që fenomeni i përmbytjeve po rritet dhe për këtë, një ndër shkaqet kryesore është edhe degradimi i pyjeve në këto ekosisteme. Ato shkatojnë varfërim të njerëzve, sepse burimet kryesore të të ardhurave të banorëve që jetojnë në zonat e larta malore janë vetë pyjet, vetë burimet natyrore”.

Përfaqësuesi i organizatës CNVP, “Bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit”, Jani Male, thotë se dëmtimi i sipërfaqeve pyjore ka rritur shkallën e erozionit, duke sjellë ndryshime në mjedis.

“Erozioni në bazenin e Drinit, por edhe në bazenet e tjera, është shumë problematik dhe ky vjen si shkak i degradimit dhe hapjes së tokave të bukës në shumë zona pyjore. Tani këto zona janë të abandonuara dhe ne, nëpërmjet bashkëpunimit me bashkitë dhe shoqatat e pyjeve, i kemi identifikuar zonat më të vështira që kanë erozion të fortë dhe këto do të ripyllëzohen”.

Me mbështetjen financiare të qeverisë së Austrisë, CNVP po zbaton projektin “Menaxhimi i integruar i pyjeve në bazenin e Drinit”, i cili është edhe më i madhi në Shqipëri dhe ku shkalla e dëmtimeve në mbulesën pyjore dhe erozion është mjaft e lartë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në 100 vjetorin e shërbimit pyjor shqiptar, ka shpallur vitin 2024 si Vitin e Pyjeve në përpjekje për të mundësuar një mbrojtje dhe rehabilitim më të mirë të kësaj pasurie kombëtare, nëpërmjet komuniteteve lokale që e kanë bazuar tradicionalisht jetesën tek pyjet.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times July 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i Jashtëm gjerman: Vendosja e raketave amerikane do të ndihmojë në “frenimin e Putinit”

Kosova Times Kosova Times August 4, 2024
Tottenham turpëron Cityn midis ‘Etihad’
Mustafa: Kur fitojmë ne, fiton Kosova
Kryeministri i Rumanisë njoftoi kërcënimin e shfaqjes së “kopjeve të Putinit” në Evropë
Ky vit mund të përcaktojë fatin e luftës në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?