By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë, shkatërruese për Putinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë, shkatërruese për Putinin
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë, shkatërruese për Putinin

Kosova Times
Last updated: 2023/07/02 at 10:01 AM
Kosova Times Published July 2, 2023
Share
SHARE

Sipas kreut të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së ShBA-së, William J Burns, lufta në Ukrainë po ka një efekt shkatërrues në udhëheqjen e Rusisë nga presidenti Vladimir Putin.

Pakënaqësia ruse për luftën po ofron mundësi të reja për CIA-n për të mbledhur informacione të inteligjencës, tha drejtori i agjencisë, Burns.

Agjenti kryesor i ShBA-së i bëri këto komente përgjatë një ligjërate vjetore të tij për Fondacionin Ditchley në Mbretërinë e Bashkuar, një javë pas rebelimit të shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Burns tha se të gjithë ishin “mashtruar” nga rebelimi i 23 qershorit i Prigozhinit ndaj Moskës, kur forcat e tij mercenare Wagner marshuan drejt kryeqytetit rus.

Veprimet e Prigozhinit ishin “përkujtim i efektit shkatërrues të luftës së Putinit në shoqërinë e tij dhe në regjimin e tij”, tha ai.

Drejtori i CIA-s tha gjithashtu se jo vetëm veprimet e Prigozhinit, por edhe deklaratat e tij – të cilat përfshinin akuza si për arsyet prapa pushtimit rus të Ukrainës dhe mënyrës se si ajo është ekzekutuar – do të kenë efekt edhe më tutje.

“Pakënaqësia me luftën do të vazhdojë të shkatërrojë udhëheqjen ruse”, tha Burns në fjalimin e tij.

“Kjo pakënaqësi krijon një mundësi [që vjen] një herë në gjeneratë për neve në CIA”, shtoi ai, duke iu referuar rolit të agjencisë në rekrutimin e agjentëve për të ofruar informacion.

“Nuk po e lëmë të shkojë dëm”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura nga publiku. “Ne jemi shumë të hapur për biznes”.

CIA ka nisur së fundmi një fushatë të re në rrjete sociale në tentim për të arritur te njerëzit në Rusi. Pjesë e kësaj fushatë është edhe një video e postuar në platformën Telegram, e cila përdoret gjerësisht nga rusët. Fushata dha udhëzime se si mund të kontaktohej CIA në “dark web” pa u monitoruar.

Kjo video mori 2.5 milionë shikime gjatë javës së parë.

Burns përsëriti edhe mesazhin, që zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë më parë publikisht, se ShBA-ja nuk kishte asnjë rol në kryengritjen e Prigozhinit.

Ai nuk foli për raportet e fundit në mediumin amerikan Washington Post se kishte bërë një vizitë të fshehtë në kryeqytetin ukrainas para kryengritjes.

Gjatë asaj vizite u raportua se u diskutua që sukseset në kundërsulmin e Ukrainës mund të hapnin rrugë për negociata paqeje nga një pozicion më i fortë, nëse do të merrej një territor i konsiderueshëm.

Burns kishte shërbyer si ambasador i ShBA-së në Rusi nga viti 2005 deri më 2008. Ai tha se një gjë që kishte mësuar ishte se nuk duhej të nënvlerësohej fiksimi i Putinit për ta kontrolluar Ukrainën.

Udhëheqësi rus besonte se pa Ukrainën, Rusia nuk mund të ishte një fuqi e madhe dhe vetë Putini nuk mund të ishte një udhëheqës i madh, tha ai.

“Ky fiksim tragjik dhe brutal tashmë i ka sjellë turp Rusisë dhe ka ekspozuar dobësitë e saj”, tha Burns.

“Lufta e Putinit ka qenë tashmë një dështim strategjik për Rusinë: dobësitë e saj ushtarake u zbuluan, ekonomia e saj është dëmtuar rëndë për vitet në vijim, e ardhmja e saj si një partner i vogël dhe koloni ekonomike e Kinës është duke u formësuar nga gabimet e Putinit”, shtoi ai.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times July 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Rusi, 400 të huajve iu hoq shtetësia për krime

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Në vend të përgënjeshtrimit!
Moska sulmohet! Alarmi në kryeqytetin rus, aktivizohet urgjentisht mbrojtja ajrore! (VIDEO)
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Osmani: Jashari, figurë e njohura e historisë politike të Kosovës moderne
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?