By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një nga personat e përfshirë në vrasjet e Buçës është gjetur
June 27, 2025
Ushtria ruse sulmon qytetin e Samarës. Ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
June 27, 2025
Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri
June 27, 2025
Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta
June 27, 2025
Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clinton i cilëson si “marrëzi” tensionet në veri, thotë se Kosova gaboi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Clinton i cilëson si “marrëzi” tensionet në veri, thotë se Kosova gaboi
Ballina 1Lajme

Clinton i cilëson si “marrëzi” tensionet në veri, thotë se Kosova gaboi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 9:25 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, kërkoi që t’i jepet zgjidhje situatës në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si “marrëzi”.

Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në nder të tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më në dorën time, por të kosovarëve. Mendoj se autoritetet kanë bërë një gabim me zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj”, tha Clinton.

“Duhet të përfitojnë nga momenti për ta ndalur këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ata njerëz në ato komuna kanë nevojë për një qeverisje të denjë dhe qytetarët duhet të votojnë”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Serbët lokalë në katër komunat në veri të Kosovës kishin bojkotuar zgjedhjet e mbajtura në prill, duke bërë që kryetarë në ato komuna me shumicë serbe të zgjedhen katër shqiptarë.

Tensionet në këto komuna janë ngritur që nga 26 maji, kur autoritetet kosovare ndihmuan kryetarët e rinj të hyjnë në objektet komunale. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Clinton gjithashtu tha se është i bindur që ShBA-ja është “e angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”, përkundër që nuk ka ndonjë rol në administratës aktuale të ShBA-së.

Të pranishëm në pritjen në nder të ish-presidentit Bill Clinton ishin përfaqësues të qeverisë shqiptare, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të opozitës, pushtetit local, komuniteteve fetare.

Por, pjesë e kësaj ceremonie u bënë edhe disa të rinj dhe fëmijë kosovarë, që mbajnë emrin Clinton dhe të bashkëshortes së tij Hillary.

Ai u shpreh shumë i emocionuar nga falënderimet që mori gjatë ceremonisë, në të cilin u dekorua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

“Jam pa fjalë. Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë”, tha Clinton, në ditën e parë të qëndrimit të tij dyditor në Shqipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se ai vetë e ka pasur shembull Clintonin dhe e lavdëroi atë për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë.

Rama e quajti fjalimin e Clintonit në mars të vitit 1999, kur lajmëroi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, “një tjetër perlë” dhe tha se ai fjalim ishte “për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë, një gur përcaktues i rrugës të së ardhmes”.

Ai gjithashtu theksoi disa nga ndihmat që ShBA-ja, gjatë administratës së Clintonit, ia dha Shqipërisë të sapodalë nga regjimi komunist.

Përgatitjet në Tiranë para vizitës së Clintonit.
Përgatitjet në Tiranë para vizitës së Clintonit.

Kjo është vizita e parë e Bill Clintonit në Tiranë, ndërkaq 11 vjet më parë Shqipërinë e vizitoi bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, që atëbotë mbante postin e sekretares së Shtetit.

Clinton ishte president i ShBA-së në kohën kur po zhvillohej lufta në Kosovë dhe ai luajti rol kyç që NATO të niste bombardimet ndaj caqeve serbe, që çuan në çlirimin e Kosovës.

Atëbotë, Clinton kishte deklaruar se vendimi për nisjen e bombardimeve ishte marr për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga regjimi i liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Clinton: Krenar që ndalëm spastrimin etnik në Kosovë

Clinton ka vizituar për herë të parë Kosovën në maj të vitit 1999. Ai po ashtu qëndroi në Kosovë më 2009 dhe 2019. Në vizitën e tij të fundit, ai ishte i shoqëruar me ish-sekretaren e ndjerë amerikane, Madeleine Albright. Ata morën pjesë në ceremonitë e mbajtura për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që shënohet si Dita e Çlirimit.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor 1999, pas fushatës ajrore të aleancës kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi që zgjati 78 ditë.

You Might Also Like

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçaku takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 20, 2023
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për përfshirje në dy vepra penale
Netanyahu mbledh kabinetin qeveritar, zotohet se do ta “shkatërrojë” Hamasin
Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet
Blinken: SHBA mbështet plotësisht `Paktin për të Ardhmen`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?