By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clinton mbërrin në Shqipëri, Rama: Miku i përjetshëm i kombit shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Clinton mbërrin në Shqipëri, Rama: Miku i përjetshëm i kombit shqiptar
Ballina 2Rajon / Botë

Clinton mbërrin në Shqipëri, Rama: Miku i përjetshëm i kombit shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 4:16 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas është nisur drejt Tiranës.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e ShBA.

Klinton është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili e quan mikun e përjetshëm të kombit shqiptar.

“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan Rama në Facebook.

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia e nderit do të pasohet edhe nga fjalimi i Presidentit Klinton në orën 19:25.

Vizita e papritur e Klinton u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me nota misteri tha se kishte një dhuratë të madhe më datë 4 korrik për shqiptarët.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Klinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.

Në kuadër të vizitës së Presidentit të 42-të të SHBA-ve Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e ish-përfaqësuesit të lartë të shtetit amerikan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët: Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30. Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s

Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë

Kreu i Dumës Ruse u mor me një lajm nga një portal satirik kroat, ia ritregoi tekstin Putinit

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rosstat regjistroi një rritje të mprehtë të numrit të njerëzve të infektuar me morra në Rusi

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Kazakistani ka shtrënguar ndjeshëm kushtet për hyrje dhe qëndrim për rusët
Nga Lenini te Lamborghini. Kush është projektuesi i supermakinave?
Osmani: Kosova e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë me Mali i Zi
Mungesa e pasaportave të reja: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?