By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së
May 31, 2025
Rrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i ekonomikut nën ujëra të zeza
May 31, 2025
Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor
May 31, 2025
Rama ndan foto nga Syri i kaltër në Theth i mbushur me turistë
May 31, 2025
Arabia Saudite godet Rusinë: OPEC rrit ndjeshëm prodhimin e naftës për muajin e tretë radhazi
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?
Ballina 1Lajme

E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/03 at 2:39 PM
Kosova Times Published July 3, 2023
Share
SHARE

Të padrejta sipas institucioneve të Kosovës, të dëmshme sipas ekspertëve.

Kështu komentohen masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia shqiptoi Kosovës, për shkak të, siç u tha, mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave hynë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Protestat e tyre u përshkallëzuan edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar që Kosova t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe të organizojë zgjedhje të reja, hapa në këtë drejtim nuk ka ende.

Në përgjigje, BE-ja pezulloi përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok – si dhe ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë.

BE-ja pezulloi, po ashtu, programimin e fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA (Instrumentet e Para-Anëtarësimit në BE) dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Rrezik nga përshkallëzimi i masave

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se masat e BE-së mund të përshkallëzohen gradualisht, nëse Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim.

“Sot kemi masa që i pezullojnë fondet, nuk i anulojnë ato. Shkalla e ardhshme do të jetë anulimi i fondeve”, thotë Shasha.

“Duke qenë se jemi një ekonomi në zhvillim, një ekonomi ende fragjile në shumë aspekte, unë gjykoj se ato [masat ndëshkuese] do ta dëmtojnë shumë Kosovën”, thotë Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë.

Nga Fondet IPA – që kanë për qëllim t’i ndihmojnë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE në zbatimin e reformave – Kosova ka filluar të përfitojë mjete nga viti 2007. Nga ajo kohë deri në vitin 2022, vendi ka fituar në total 1.21 miliardë euro.

Kosova, nga viti 2009, mbështetet edhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor, e cila është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një dokument të këtij mekanizimi thuhet se në Kosovë janë mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh deri në shtator të vitit 2021.

Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.

Si i komentoi Qeveria masat ndëshkuese?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vazhdimisht insiston se “nuk mund të bëjë kompromise me kushtetutshmërinë e vendit”, tha se masat ndëshkuese të BE-së janë “të padrejta”.

Ai shfaqi shpresën se ato do të jenë afatshkurtra, pasi, siç tha, “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.

“Është e vërtetë që janë masa të përkohshme, por të padrejta, për shkak se Kosova dhe Qeveria e saj janë edhe shteti, edhe ekzekutivi më demokratik, pro-evropian dhe progresist”, tha Kurti në fundjavë.

Çfarë në lidhje me procesin integrues?

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ajo është e fundit në rrugën drejt BE-së.Deri më tani ka të nënshkruar vetëm një marrëveshje kontraktuale me bllokun, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Blerta Deliu, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se dy takime, të parapara të mbahen në kuadër të MSA-së në Bruksel, janë anuluar tashmë.

Sipas saj, bëhet fjalë për takimin e Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri BE-Kosovë, si dhe të Nënkomitetit për tregti, industri, dogana dhe taksa.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në forume të tilla nuk i kontribuon agjendës sonë të forcimit të mekanizmave që e përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian. Përkundrazi, e minon Kosovën në fuqizim, në rrugën e saj euroatlantike dhe perëndimore”, thotë Deliu, e cila vjen nga radhët e opozitës.

Shasha thotë se do të anulohet edhe një takim politik, përkatësisht ai i Këshillit të MSA-së, ku, sipas tij, marrin pjesë ministrja e Jashtme dhe kryeministri i Kosovës, ndërsa nga BE-ja merr pjesë përfaqësuesi i politikës së jashtme.

Nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët, thotë Shasha, BE-ja mund të marrë masa edhe më represive.

“Çka mund të bëjë? Mund të bëjë pezullimin e pjesëve të caktuara të MSA-së. P.sh. ta ndalojë hyrjen e produkteve të Kosovës që kanë të drejtë të hyjnë në BE pa asnjë tarifë, falë MSA-së… si produktet e drurit, metalit, tekstilit…”, thotë Shasha.

Ai shton se çdo masë represive e BE-së ndaj Kosovës, e dëmton kredibilitetin ndërkombëtar të vendit.

Plani i BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshin: tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve nga objektet komunale – që shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe – në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.

Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, ShBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”.

Kurti përsëriti të hënën se masat ndëshkuese, “për bindjen time të fuqishme, janë të padrejta”.

You Might Also Like

Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së

Rrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i ekonomikut nën ujëra të zeza

Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor

Vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimit’

Kurti kujton masakrat në Stagovë, Studime, Poklek të ri e Tusuz

Kosova Times July 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia liron një aktivist bjellorus

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
NATO rithekson angazhimin për stabilitetin rajonal
Kosova mes 100 kombëtareve më të mira për vitin 2024
AKRK dhe ZRrE diskutojnë për liberalizimin e tregut të energjisë
A u gabua në hapa?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?