Trajnimi trejavor është realizuar në Qendrën Stërvitore të Komandës së Forcave Tokësore të FARSH-it nga instruktorët e artilerisë dhe xhenios luftarake me qëllim të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) është realizuar kursi funksional për ‘Artileri’ dhe ‘Xhenio Luftarake’. Ky trajnim ka zgjatur tri javë dhe është realizuar në pjesën praktike dhe teorike”, thuhet në njoftimin  e FSK-së.

Në ceremoni ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të FARSH, atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, instruktorë, oficer e nënoficerë të FARSH-së.