Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, bëri të ditur se krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Ministrinë e Punëve Brendshme, saktësisht në Departamentin e Prokurimit, ku me këtë rast, janë arrestuar tre zyrtarë të Ministrisë, si dhe pronari së bashku me një punëtor të një kompanie ndërtimi, katër prej të cilëve, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, janë ndaluar për 48 orë.

“Tashmë e kemi dëshmuar, por ritheksoj se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Kushdo që ka vepruar në çfarëdo forme në kundërshtim me ligjin, do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.