By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instagram sjell Threads-in për t’i bërë konkurrencë Twitter-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Instagram sjell Threads-in për t’i bërë konkurrencë Twitter-it
Ballina 2Teknologji

Instagram sjell Threads-in për t’i bërë konkurrencë Twitter-it

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 2:55 PM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

Meta Platforms ka njoftuar se po planifikon të lëshojë për përdorim të gjerë një aplikacion të ri, të quajtur Threads, i cili parashihet të rivalizojë Twitter-in, disa ditë pasi pronari i tij, Elon Musk, u përball me një lumë kritikash, pasi njoftoi për kufizime të përkohshme në leximin e postimeve në rrjetin social.

Threads pritet të jetë në dispozicion për shkarkim të enjten, më 6 korrik, dhe do t’ju mundësojë përdoruesve t’i ruajnë ndjekësit nga platforma amë për publikimin e fotografive dhe videove, Instagram, si dhe të mbajnë të njëjtin emër të llogarisë, sipas faqes së aplikacionit në App Store të Apple-it dhe në Google Play.

Meta ka thënë për AFP-në se Threads është menduar të jetë “rrjet social i decentralizuar, i pavarur, për shpërndarjen e mesazheve me shkrim në kohë reale”.

Threads në App Store të Apple-it.
Threads në App Store të Apple-it.

Ndërkaq, në dyqanet virtuale të aplikacioneve, Threads përshkruhet si “vendi ku komunitetet bëhen bashkë për të diskutuar për çdo gjë, nga temat që ju interesojnë për të sotmen, deri tek ato që do të jenë trend i së nesërmes”.

Threads do t’ju mundësojë përdoruesve “të lidhen direkt me krijuesit e parapëlqyer dhe me të tjerët, të cilëve u pëlqejnë të njëjtat gjëra – apo të krijojnë ndjekës besnikë dhe t’i ndajnë idetë, mendimet dhe kreativitetin me botën”, thekson përshkrimi i aplikacionit në App Store dhe Google Play.

Dalja e Threads-it në treg shihet si konkurrencë e drejtpërdrejtë për Twitter-in, i cili është përballur me një mori episodesh polemizuese, që kur Musk e bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë amerikanë, më 2022.

Javën e kaluar, miliarderi njoftoi një varg kufizimesh të reja në aplikacion, teksa kufizoi numrin e “cicërimave” që përdoruesit mund të shohin çdo ditë, duke nxitur reagime të mëdha nga shumë njerëz në platformë.

Përderisa rrjetet alternative, si Mastodon dhe Blue Sky, kanë përjetuar rritje të numrit të përdoruesve që kur Musk e bleu Twitter-in, asnjë prej tyre nuk ka arritur të sfidojë atë.

Por, Instagram-i tashmë ka qindra miliona përdorues të regjistruar, dhe njihet për lëshimin e veçorive të reja, bazuar në sukseset e mediave tjera sociale.

Më 2016, ai shtoi veçorinë e njohur “Stories”, apo të postimeve që zhduken pas një kohe të caktuar, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së popullaritetit të rivalit Snapchat.

Së voni, veçoria “Reels”, e videove të shkurtra vertikale, po i shërben Instagram-it si mjet për të sfiduar rritjen e përdorimit të TikTok-ut.

Mbërritja e Threads-it në skenën e mediave sociale paraqet një kërcënim serioz për Twitter-in nën udhëheqjen e Muskut, përpjekjet e të cilit për të rritur të ardhurat dhe për të ristrukturuar platformën sipas pikëpamjeve të tij janë ndeshur me kritika të ashpra.

Pasi e bleu kompaninë, në fund të vitit të kaluar, ai largoi nga puna rreth 80 për qind të stafit, dhe ktheu shumë llogari të pezulluara, sikurse atë të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe atë të ueb-sajtit konservator të lajmeve satirike, Babylon Bee.

Qindra reklamues, të shqetësuar nga ajo që u pa si rritje e pranisë së përmbajtjes së dëmshme në platformë, ndërprenë pagimin e reklamave në Twitter, ndërsa dokumentet e brendshme, që i ka parë agjencia e lajmeve Reuters, tregojnë për rënie të aktivitetit nga përdoruesit më aktivë të platformës.

You Might Also Like

Moska planifikon sulm me 2,000 dronë kundër Ukrainës

Megaprojekti kinez prej 137 miliardë dollarësh e trazoi rajonin: A është ky një hap drejt një konflikti midis dy fuqive bërthamore?

Një muaj paraburgim për Jevtiqin, dyshohet për spiunazh

Axhenda ndërkombëtare

Ambasadori Rohde: Ndërhyrjet në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Muharremi: Arroganca e strategëve të LVV-së me 500,000 vota rrezikon humbje morale në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë
Horoskopi ditor për 2 gush
Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
Kurti: Mirënjohje Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?