By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë
November 23, 2025
Rama thërret konferencë për media
November 23, 2025
Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë
November 23, 2025
‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës
November 23, 2025
SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV ironizon me opozitën: Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV ironizon me opozitën: Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?
Ballina 1Lajme

LVV ironizon me opozitën: Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 5:13 PM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

LVV nuk është e impresionuar nga veprimet e forcave opozitare. Madje ky subjekt qeverisës ka ironizuar rëndë ndaj opozitës. Përmes një video ky subjekt ka kritikuar forcat opozitare të cilat sipas tyre janë në gjendje të shesin interesat e shtetit. Sipas tyre opozita flet për izolimin e vendit por nuk i del zëri për zgjedhje të reja.

“Dy drejtuesit e ri të partive të vjetra kopjojnë njëri tjetrin me demek takime të rëndësishme por asgjë më shumë. Si përherë presin dhe godasin pas shpine por këtë radhë prape shtetin , Republikën, qytetarin e Kosovës. Kërkojnë që në pjesën veriore kryetarët ti lirojnë objektet dhe të mbahen zgjedhje të breja porsi si Serbia”, thekson LVV përmes një video të publikuar.

Ky subjekt qeverisë vlerëson se morë që janë në opozitë se po të ishin në qeveri do ta dorëzonin e gjunjëzonin sërish Kosovën.

“Partitë që nënshkruan “zajednicën” dhe dokumentet e tjera që i i japin hise Serbisë në Kosovë të pa penduar dëgjohen të merakosur se mos Serbia po fiton e ne po humbim. Flasin për fonde pa shpjeguar kurrë se ku mbeten milionat e premtuara nga marrëveshja e shtatorit 2020. Flasin për bllokim të fondeve ndërkombëtare ndërkohë që vet i mbajnë 150 milion të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në kuvendin e Kosovës. Flasin për çmime të larta e inflacion ndërkohë që mirëmbajnë çmimet e larta duke shpërblyer korporatat e mëdha në kurriz të qytetarëve me dërgimin e ligjit për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese”.

LVV ka kritikuar më tej opozitën që për 20 vjet e kanë mbajtur Kosovën r të izoluar duke e vjedhur.

“Thonë Albini po na izolon në kohën kur liberalizimi i vizave u përmbyll me qeverinë Kurti e cila luftoi hajninë dhe korrupsionin e lartë në vend. Por tashmë të gjithë i njohin këta. Dhe këta e njohin veten. Ne nismat e tyre që janë më afër Serbisë dhe larg popullit e Republikës këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla mund të vijnë në pushtet. Qytetarët nuk janë të izoluar e për hajnat e dikurshëm janë izoluar jashtë pushtetit. Qytetarët nga 1 janari do të udhëtojnë lirshëm pa viza në tërë Evropën. Për veprimet qesharake por megjithatë edhe të dëmshme të kësaj opozite në këtë kohë, ne mund të pyesim se a i kanë: me koordinim a pa koordinim?”, pyet LVV duke ironizuar me opozitën.

Vetëvendosje ka publikuar edhe më herët disa video kundër disa zyrtarëve të pushteteve të kaluara.

Partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti, pas situatës aktuale të krijuar pas zhvillimeve në veri, e ku opozita thotë se Kurti po e prish Kosovën me aleatët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë

Rama thërret konferencë për media

Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë

KQZ: Një javë afat për partitë politike për formim të koalicioneve

Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri e pavarësi

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Ne pamë një Rusi të ndryshme.” Ambasadorët e 10 vendeve perëndimore morën pjesë në funeralin e Navalny

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Moti në Kosovë i vranët
Irani po largohet nga marrëveshja bërthamore. Rusët: Jemi gati të marrim në dorëzim uraniumin e Iranit
Fitore e rëndësishme për Kuqezinjtë
Gjimnastika semantike e BE-së që ndihmoi zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?