By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Peci i përkushtuar në rritjen e produktivitetit bujqësor në vend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ministri Peci i përkushtuar në rritjen e produktivitetit bujqësor në vend
Bujqësi

Ministri Peci i përkushtuar në rritjen e produktivitetit bujqësor në vend

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 4:08 PM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ditën e sotme zgjodhi të realizoj vizitë zyrtare në tri komuna të vendit: Junik, Deçan dhe Klinë për të parë nga afër procesin e implementimit të projekteve në ndërtimin e sistemeve të ujitjes në këto komuna e gjithashtu edhe për të vizituar nga afër disa nga fermerët e këtyre zonave të cilët me projektet e tyre kanë përfituar në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante.

Nën shoqërimin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehut, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, ka parë nga afër fillimin e punimeve të investimit kapital në ujitje për rajonin e Junikut në vlerë me mbi 188 mijë euro. Ministri Peci tha se gjatësia e këtij kanali është rreth 4 mijë metra, ndërsa rreth 100 hektarë tokë bujqësore synohet të futen nën sistemin e ujitjes. “Së bashku me kryetarin z. Shehu, jemi këtu për të shënuar fillimin e punimeve të investimit kapital në vlerë prej 188 mijë euro në krijimin e kanaleve të reja të ujitjes e që do të ketë efekt pozitiv për komunën e Junikut, e ku parashihet zgjerimi i kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore të përfshijë një sipërfaqe prej 100 hektarëve”, u shpreh Ministri Peci.

Ministri Faton Peci u mirëprit në fshatin Lloqan të komunës së Deçanit, tek fermeri Lan Stojkaj i cili është përfitues i grantit në vlerë të mjeteve prej 56 mijë Euro, përmes të cilave ka arrit të realizoj projektin për mbjelljen e 1 hektarë e 10 ari me ftonj.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, qëndroi edhe në fshatin Isniq, ku u prit nga fermeri Safedin Bajraktaraj. Ai është përfitues i grantit në vlerë prej 76 mijë eurove për ndërtimin e një depoje për ruajtjen e mollëve. Pas vizitës që i bëri plantacionit të mbjellë me molla, z. Peci u zotua për përkrahjen e bujqve, madje sipas tij, meritokracia do të jetë motiv i punës së tyre.

Edhe plantacionin me tre hektarë pemishte të mbjella me qershia, kumbulla e ftonj në Junik, i cili është në pronësinë e Besfort Metajt, e vizitoi Ministri Peci. Besforti është përfitues i grantit me vlerë mbi 90 mijë euro, me 70 për qind përkrahje publike, ndërsa 30 përqindëshi tjetër është bashkëfinancim nga vet fermeri.

Pas gjithë gjithë këtyre vizitave nga ana e Ministrit të BPZhR-së, z. Peci u shpreh duke thënë se “Jemi të përkushtuar që t’i ngrisim kapacitetet dhe angazhimet në kuadër të investimeve kapitale, ta rrisim rendimentin dhe produktivitetin në vendin tonë. Siç edhe ju kam njoftuar më herët, vitin 2023 e shënojmë si vitin rekord të të mbjellave për të gjitha kulturat bujqësore në Kosovë”, tha Ministri Peci.

Ndryshe, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, në muajin qershor të vitit të kaluar ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e shtatë komunave të Rep. së Kosovës për investime në sistemet e ujitjes. Vlera e mjeteve e ndarë nga buxheti i shtetit për këto investime kap shumën e mjeteve rreth 2.42 milionë euro. Ndërsa, theksojmë se vlera totale e investimeve për të tri këto komuna, pra Junik, Deçan dhe Klinë kap vlerën e mbi 1 milion eurove. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

2227 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Dy palët të përmbahen nga tensionet
Osmani: NATO është fati i Kosovës
Gjermania e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Hungarisë
Hoxhaj përkujton trevjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?