By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një propozim i ri i BE-së si mundësi për shtensionim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një propozim i ri i BE-së si mundësi për shtensionim
Ballina 1Lajme

Një propozim i ri i BE-së si mundësi për shtensionim

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 5:53 PM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

Përderisa çdo ditë po rriten thirrjet për “shtensionim urgjent” të situatës në veri të Kosovës, analisti politik nga Prishtina, Imer Mushkolaj, vlerëson se “presionet” e bashkësisë ndërkombëtare nuk po japin rezultate, prandaj sipas tij, duhet një qasje e re e Bashkimit Evropian që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme.

Ndërkaq, Igor Markoviq nga organizata joqeveritare “Aktiv” me seli në Mitrovicë të Veriut beson se bashkësia ndërkombëtare po e “humb durimin” dhe nga ta shumë shpejt mund të priten hapa më konkretë.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka lëvizur në drejtim të përmbushjes së tri kërkesave kryesore për shtensionimin e situatës në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – të banuara me shumicë serbe.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që “t’i përgjigjet kërkesave nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë për shtensioniin e situatës, duke përfshirë zbatimin e propozimit trepikësh të propozuar nga BE-ja”.

Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:

  • Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative
  • Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës
  • Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to

Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë

Këto kërkesa u cilësuan jetike për qetësimin e situatës edhe nga kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë një konference për media në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 4 korrik.

Por, analisti politik, Imer Mushkolaj, nuk beson se insistimi i ndërmjetësuesve evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, në zbatimin e kërkesave të bllokut, do të çojë në shtensionim dhe në një zgjidhje të shpejtë e të qëndrueshme.

“Insistimi i ndërmjetësve ndërkombëtarë se nuk heqin dorë nga tri kërkesat që i kanë bërë, thjesht nuk prodhon rezultat dhe në një situatë të tillë kjo gjendje mund të vazhdojë me javë të tëra”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, edhe vetë kryeministri kosovar Kurti, duhet t’i kontribuojë shtensionimit të situatës.

Igor Markoviq nga organizata joqeveritare “Aktiv” nuk beson se Kurti do të ndryshojë qasje në një të ardhme të afërt.

Ai nuk e përjashton mundësinë që bashkësia ndërkombëtare “të humbë durimin” dhe të ndërmarrë hapa drejt qetësimit të tensioneve në veri të Kosovës.

“Besoj thellë se në një moment ata do të duhet të ndërhyjnë sepse është praktikisht e pamundur të flitet për dialog politik mes Beogradit dhe Prishtinës tani. Është e pamundur të bindësh [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin dhe [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiqin që të ulen në tryezë dhe të negociojnë disa hapa që do të çonin në qetësimin e tensioneve”, thotë Markoviq për Radion Evropa e Lirë.

Që kur janë rritur tensionet, Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar rund të ri të dialogut. Megjithatë, ata kanë marrë pjesë në një “takim krize” në Bruksel, me ndërmjetësuesit evropianë në qershor, por këto takime përfunduan pa rezultate.

Nevoja për një propozim të ri të BE-së

Vendet perëndimore ia kanë bartur përgjegjësinë për tensionet e rritura në veri kryeministrit Kurti, pasi Qeveria e tij insistoi dhe mbështeti që kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të hynin në zyrat e tyre në ndërtesat komunale në fund të majit.

Kjo u kundërshtua nga popullata lokale serbe, e cila është shumicë në ato komuna.

Kryetarët e rinj u zgjodhën në zgjedhjet e prillit, të cilat u bojkotuan nga subjektet dhe popullata serbe në veri.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u plagosën dhjetëra persona nga të dyja palët.

Që nga kjo kohë, Policia e Kosovës po qëndron në objektet komunale në veri dhe hapësirat përreth.

Për shkak të moszbatimit të kërkesave, BE-ja po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Por, sipas Mushkolajt, kjo formë e veprimit nuk garanton shtensionim të situatës.

“Unë konsideroj që një formë e tillë e ndëshkimit nuk do të jetë e efektshme pasi kështu nuk mund të lëvizjet përpara drejt shtensionimit, përderisa BE-ja si lehtësuese e dialogut [Kosovë-Serbi] nuk jep propozime të tjera”, thotë ai.

Markoviq beson se situata “ka dalë jashtë kontrollit” sepse kryeministri i Kosovës “pas shumë thirrjeve për shtensionim të situatës, në fakt ka ndërmarrë disa hapa që nuk të çojnë në atë drejtim”.

Një nga vendimet e fundit të Qeverisë së Kurtit ishte shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” – dy organizata që besohet se veprojnë në veri – si organizata terroriste.

ShBA-ja tha se Kurti nuk u koordinua me Uashingtonin dhe aleatët e tjerë perëndimorë për këtë vendim dhe i bëri thirrje Qeverisë në Prishtinë që të mos ndërmarrë “lëvizje të njënshme”.

“Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë do të kufizohet hapësira për ndërmarrjen e vendimeve të mira”, thekson Markoviq.

Përgjigja e Kurtit për kërkesat e BE-së

Më 29 qershor, Kurti prezantoi planin e tij për shtensionimin e situatës në veri. Ai ritheksoi qëndrimin e tij se është i gatshëm të zvogëlojë praninë e policisë në veri dhe të organizojë zgjedhje të reja, por gjithmonë duke respektuar rendin dhe ligjin.

Një nga kërkesat e tij është që të ndiqen penalisht të gjithë ata që qëndrojnë pas incidenteve në veri të Kosovës.

Më 3 korrik, Kurti tha gjithashtu se autoritetet e Kosovës kanë identifikuar 45 persona të cilët, sipas tij, kanë marrë pjesë në sulme dhe dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë nga veriu i Kosovës, të cilët kanë thënë se dyshohen se kanë kryer këto vepra penale.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kearns e tmerruar me kërcënimin e BE-së për Kosovën rreth urës së Ibrit

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Numri i viktimave të zjarreve në rajonin e Kurganit është rritur në 19
Qeveria voton pro përdorimit të ish-kampit “Casablanka” nga MM dhe FSK-ja
Trump shpall kandidaturën për president më 2024
Sot hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?