By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama në turne ballkanik, Kurti i kërkon mbledhjen e dy qeverive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama në turne ballkanik, Kurti i kërkon mbledhjen e dy qeverive
Ballina 2Rajon / Botë

Rama në turne ballkanik, Kurti i kërkon mbledhjen e dy qeverive

Kosova Times
Last updated: 2023/07/05 at 4:48 PM
Kosova Times Published July 5, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nis nesër një turne dyditor nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka deklaruar se do të zhvillojë takime me kryeministra dhe presidentë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë.

Pasi deklaroi mbylljen e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se gjatë këtij turneu do të informojë krerët e shteteve ballkanike për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se është i gatshëm të takohet me Ramën vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, duke thënë se për të është e arsyeshme “një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo edhe takime të tjera”.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishte anuluar nga Rama një ditë para se të zhvillohej. Ajo ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, Rama kishte thënë se mbledhja nuk mund të mbahet në formatin e paraparë dhe se “nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”.

Kurti, të mërkurën tha se i ka propozuar Ramës një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive, dhe me atë rast të nënshkruhen marrëveshjet “që janë të dakorduara që janë në sirtarë dhe në këtë mënyrë t’i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”.

“Për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë për takime të ne të dyve. Ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, nëse shikoni gjatë këtyre më shumë dy vjetëve sa jemi në qeverisje, i kam një duzinë takimesh me kryeministrin Rama. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen, kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, tha kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk pranoi të komentonte deklaratat e homologut të tij kosovar.

“Do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër [më 6 korrik] në Prishtinë”, tha Rama gjatë një deklarate për media, ku doli të komunikonte vendimet e mbledhjes së qeverisë.

Rama la pa përgjigje edhe pyetjet e gazetarëve për përfundimin e “Ballkanit të Hapur” dhe ndërpreu komunikimin e tij me mediat, duke u larguar dhe duke ua lënë fjalën ministrave të kabinetit qeveritar.

Nisma, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Më 29 korrik 2021, nisma mori emrin Ballkani i Hapur.

Kjo iniciativë u kundërshtua nga opozita në Shqipëri dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Më 1 korrik kryeministri Edi Rama deklaroi përfundimin e kësaj nisme.

Ai tha se kjo nismë lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit, dhe, sipas tij, ky mision është kryer.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nuk mund të besojë se ai [Rama] ka thënë një gjë të tillë”.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur reagime për këtë deklaratë të Ramës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Shqipëria pret këtë vit për herë të parë një samit të Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë liderë të Bashkimit Evropian.

Nisma u promovua 9 vjet më parë nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times July 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Rregullimi i fushës së pronave, i rëndësishëm për sektorin financiar

Kosova Times Kosova Times October 31, 2023
Rusia çon muzikantë në front të luftës për t’ua ngritur ushtarëve moralin
Nën mbikëqyrjen e milicit: “Lajmin e fshihja në xhep të xhaketës”
INPO reagon për rritjen e pagës minimale karshi kontratave të prokurimit
Historiani Noel Malcolm kritikon BE-në për ngërçin Prishtinë-Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?