Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bën të ditur se pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marr pjesë në trajnimin e zhytjes në Bazën Detare në Pashaliman të Vlorës.
Ai, në një postim në Facebook, ka thënë se ky është një trajnim periodik i cili përsëritet dy herë në vit dhe ka për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operative të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në ujëra.
“Pjesëtarët e FSK-së të kësaj njësie në vazhdimësi janë duke treguar shkallë të lartë profesionalizmi jo vetëm në trajnime, por dhe në çdo rast intervenimi në komunitet. Ushtarakët tanë, krenaria jonë!”, ka shkruar Mehaj.