By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/06 at 2:56 PM
Kosova Times Published July 6, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të enjten në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur ka dhënë rezultate “fantastike”, por sipas tij shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor tani me “mendje e zemër” duhet të përqendrohen në Procesin e Berlinit.

Vizita e Ramës në Maqedoninë e Veriut dhe në shtetet tjera të rajonit ka të bëjë pikërisht samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor, në të cilin, sipas kryeministrit shqiptar do të bëhet bilanci i arritjeve të këtij procesi.

Rama në konferencën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, refuzoi të përgjigjej nëse Ballkani i Hapur është një nismë tashmë e mbyllur.

“Për domosdoshmërinë që të gjithë së bashku të futemi nën ombrellën e Procesit të Berlinit si rezultat, ajo që unë dua të përsëris është që ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer atë në një proces funksional, ashtu siç tregoi Ballkani i Hapur se ne mund të jemi funksional kur jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, por nga vetot e jo s’dua këtë, jo nuk vijë aty, jo nuk firmosi, jo shihemi nesër…Shpresojmë që tani t’i japim një shtysë të re duke pasur parasysh se tani nuk është një proces si deri më sot, por shpresoj ta kthejmë në një proces të tillë me planin e ri të financimeve të Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Në fillim të korrikut, Rama kishte deklaruar se nisma e Ballkanit të Hapur lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit dhe sipas tij, ky mision është kryer.

Ndërsa i pyetur lidhur me mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë nismë, apo nëse ajo është lënë anash nga ana e tij, Rama tha se Ballkani i Hapur nuk është nismë përjashtuese, por një nismë nga e cila kanë përfituara të gjitha shtetet, sikur edhe Procesi i Berlinit.

“Sa i përket Ballkanit të Hapur, sikur një mijë herë të kthehesha mbrapa, një mijë herë do ta ribëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese. Ballkani i Hapur është një nga 72 nismat që janë në rajon dhe çfarë e keqe i ka ardhur rajonit nga Ballkani i Hapur, vetëm të mira. Shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve dhe mos harroni asnjëherë se çfarë është bërë nuk zhbëhet, përkundrazi çfarë është bërë ka shërbyer që edhe Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur. Nuk e kuptoj se si akoma ka dyshime kur faktet flasin hapur”, theksoi Rama.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se Ballkani i Hapur është akoma gjallë dhe se kjo nismë do të vazhdojë aktivitetet që sipas tij kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse, sikur edhe lëvizjen e lirë me qytetarëve.

“Historia për Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur ka dhënë shumë rezultate të cilat janë të dukshme, të prekshme. Ballkani i Hapur nuk ka përfunduar misionin pasi ai angazhohet për të njëjtat vlera që angazhohet Procesi i Berlinit, si një procesi i madh që përfshin të gjitha nismat pa përjashtim”, tha Kovaçevski duke dhënë më tej shembuj të rezultateve nga bashkëpunimi mes shteteve pjesëmarrëse në nismën e Ballkanit të Hapur.

“Me Serbinë këmbimi tregtar gjatë vitit të kaluar është rritur me 50 për qind në krahasim me vitin 2019. Me Shqipërinë kemi rritje të shkëmbimit tregtar prej 40 për qind. Numri i turistëve nga Serbia në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar është rritur madje për 500 për qind…Këto janë vetëm disa me rezultatet e arritura. Projektet nuk do të ndalen, por do të vazhdojmë në promovimin e projekteve tjera në të mirë të vendeve tona dhe të rajonit në përgjithësi”, tha kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Nisma rajonale, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Më 29 korrik 2021, nisma mori emrin Ballkani i Hapur.

Kjo iniciativë u kundërshtua nga opozita në Shqipëri dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Shqipëria pret këtë vit për herë të parë një samit të Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë liderë të Bashkimit Evropian.

Procesit i Berlinit u promovua 9 vjet më parë nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Kosova Times July 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Maratona e solidaritetit mblodhi dy milionë rubla në gjysmë ore

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
VIDEO Këto kanë qenë dikur qytete të Ukrainës
Rruga Brezovicë – Prevallë, vështirë e kalueshme
Rusia dhe Irani planifikojnë të prodhojnë dronë në një fabrikë në Tatarstan
Ai vrau një grua në Sarajevë, nëna e tij e ndihmoi. Është arrestuar edhe një person që nuk ka lajmëruar policinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?