Me këtë rast, ministri Peci u shpreh se Kosova është shembull i përkrahjes për komunitetet jo-shumicë dhe njëkohësisht Mamusha është sinonimi i prodhimtarisë së perimeve në vend.

“Qeveria është e përkushtuar dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e zhvillimit për fermerët e zellshëm dhe meritorë”, tha ministri Peci.

Ndryshe në sektorin 1.3, serra në komunën e Mamushës kanë përfituar 69 përfitues me sipërfaqe prej 19.72 ha dhe me vlerë të mjeteve mbi 4 mln euro.

Ndërsa, në sektorin 1.4 depo për ruajtjen dhe grumbullimin e pemëve dhe perimeve është një përfitues, projekti i të cilit kap vlerën e mjeteve me mbi 98 mijë euro me kapacitet të depos prej 405 m2 të mbjellë me perime sipërfaqen prej 6.9 ha.