By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peja fiton trofeun e parë të edicionit, mund Ferizajn
November 23, 2025
Sallatë me qiqra aromatike
November 23, 2025
Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putinin të hënën
November 23, 2025
Trump sulmon Zelenskyn dhe evropianët – “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona”
November 23, 2025
Tri medalje për Kosovën në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sërish i bën thirrje Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA sërish i bën thirrje Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA sërish i bën thirrje Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/07 at 7:20 PM
Kosova Times Published July 7, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i kanë bërë thirrje Serbisë që të vërë para drejtësisë ata që kanë kryer vrasjen e vëllezërve Bytyçi, si dhe ata që kanë mbuluar atë krim.

Shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u vranë 24 vjet më parë.

“Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar këtë akt brutal. Ne do ta vazhdojmë këtë thirrje derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ambasada amerikane në Serbi theksoi në Twitter se “çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte, është një fyerje për sundimin e ligjit”.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi, pas luftës në Kosovë.

Ata luftuan si pjesë e “Brigadës së Atlantikut” në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës në Kosovë, ndërkaq u arrestuan pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, në kufirin me Kosovën, për kalim ilegal në Serbi.

Pas vuajtjes së dënimit për kundërvajtje prej 15 ditësh, ata u liruan nga burgu, por policia serbe i dërgoi në bazën e Njësive Speciale Antiterroriste të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Petrovo Sellë, e cila ishte nën komandën e Goran Radosavleviq Gurit.

Radosavleviq hodhi poshtë çdo përgjegjësi për vdekjen e vëllezërve Bytyçi.

Trupat e tyre, me duar të lidhura dhe plagë nga plumbat e shkrepur në pjesën e pasme të kokës, u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sellë, në Serbinë lindore, së bashku me trupat e tjerë të shqiptarëve të Kosovës.

Në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara miratoi Rezolutën për rastin e vrasjes së shtetasve të saj, vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999 në Serbi.

Në rezolutë është theksuar se “individët përgjegjës për vrasjet e qytetarëve amerikanë në Serbi, në korrik të vitit 1999, duhet të sillen para drejtësisë” dhe se ShBA-ja duhet “investojnë burime të mjaftueshme për të ndihmuar dhe monitoruar plotësisht përpjekjet e Serbisë për të hetuar dhe ndjekur penalisht persona të tillë”.

You Might Also Like

Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putinin të hënën

Trump sulmon Zelenskyn dhe evropianët – “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona”

Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”

‘Mbi 120 trupa ruse në Venezuelë’: Budanov thotë se gjenerali Makarevich po udhëheq misionin e Moskës

SHBA-të, BE-ja dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime paqeje në Gjenevë

Kosova Times July 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm, por autoritetet premtojnë përmirësim të sigurisë

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës në Gjakovë
Gjilani fitore me përmbysje ndaj Ballkanit, fiton edhe Llapi
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
50 Milion dollarë i ka qëras punonjësit pas koncertit! Këngëtarja ndau bonuse të mahnitshme!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?