By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Yellen i bën thirrje Kinës të bëjë reforma të tregut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Yellen i bën thirrje Kinës të bëjë reforma të tregut
Rajon / Botë

Yellen i bën thirrje Kinës të bëjë reforma të tregut

Kosova Times
Last updated: 2023/07/07 at 3:29 PM
Kosova Times Published July 7, 2023
Share
SHARE

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka nisur vizitën e saj katërditore në Pekin, duke i bërë thirrje ekonomisë së dytë më të madhe në botë që të bëjë reforma të tregut. Ajo paralajmëroi se ShBA-ja dhe aleatët e saj do të luftojnë kundër atyre që ajo i quajti “praktika të padrejta ekonomike” të Kinës.

Yellen i bëri këto komente gjatë takimit me kompani amerikane që veprojnë në Kinë. Paraprakisht, ajo u takua me ish-udhëheqësin e ekonomisë kineze, Liu He, i cili është njeri i afërt me presidentin kinez, Xi Jinping. Zyrtarja amerikane po ashtu është paraparë të takohet edhe me kryeministrin Li Qiang.

Vizita e Yellen është pjesë e një sërë vizitash që synojnë të ulin tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit pasi ushtria amerikane rrëzoi një balonë kineze që po fluturonte mbi ShBA.

Muajin e kaluar Kinën e vizitoi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili u pajtua me presidentin kinez Xi se rivaliteti i ndërsjellë nuk duhet të shkojë drejt një konflikti. Po ashtu, më vonë gjatë këtij muaji Pekinin pritet ta vizitojë edhe i dërguari për klimën i Uashingtonit, John Kerry.

Përpjekjet diplomatike amerikane vijnë para një takimi të mundshëm mes presidentit Joe Biden dhe Xi-së në shtator, gjatë takimit të G20-s në Nju Dehli. Dy presidentët po ashtu mund të takohen gjatë mbledhjes së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, e planifikuar për nëntor në San Francisko.

Yellen tha se vizita e saj në Kinë synon thellimin e komunikimit dhe punën drejt “një raporti të qëndrueshëm dhe konstruktiv” midis dy shteteve, teksa e bëri të qartë se Uashingtoni do të veprojë për të mbrojtur interesat e tij kombëtare dhe të drejtat e njeriut.

“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të të dyja shteteve që të kemi kanale të qarta dhe të drejtpërdrejta komunikimi në nivel të lartë”, tha Yellen.

Ajo shtoi se këmbimet e rregullta mund të ndihmojnë të dyja shtetet që të monitorojnë rreziqet ekonomike dhe financiare, në kohën kur ekonomia globale po përballet me ngjarje “sikurse lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe efektet afatgjata të pandemisë”.

Sekretarja e Thesarit tha se do t’ua bëjë të qartë zyrtarëve kinezë se Uashingtoni nuk po kërkon “ndarje të ekonomive tona”, por do të ngrehë shqetësimet lidhur me subvencionet e mëdha për ndërmarrjet shtetërore, barrierat për qasjen e firmave të huaja në tregun kinez dhe për disa masa ndëshkuese që Kina ka vendosur së fundi ndaj kompanive amerikane.

Gjatë qëndrimit të Yellen në Kinë zyrtarët kinezë pritet të shprehin shqetësimet e tyre lidhur me planet e administratës Biden për të kufizuar investimet e kompanive amerikane në Kinë, në kohën kur ekonomia e Kinës po rimëkëmbet më ngadalë se sa pritej pas heqjeve të kufizimeve për COVID-19.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times July 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli nisi sulmet në Gaza. Lufta me Hamasin pranë spitalit Al-Shifa

Kosova Times Kosova Times November 12, 2023
LDK në Shtime premton projekte për zhvillim të kësaj komune
Parada në Kinë konfirmon: Siguria evropiane nuk do të jetë më kurrë e njëjtë
Qindra mjekë të papunë, por anesteziologë të pushtetshëm me zero operacione – të pandëshkuar!
Themeluesi i Telegram, Pavel Durov, u vendos nën mbikëqyrjen gjyqësore në Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?