By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorja: ShBA e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoni të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ambasadorja: ShBA e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoni të Veriut
Rajon / Botë

Ambasadorja: ShBA e zhgënjyer me gjyqësorin në Maqedoni të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/07/08 at 12:39 PM
Kosova Times Published July 8, 2023
Share
SHARE

Ambasadorja e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ka shprehur dëshpërimin e saj për gjendjen në fushën e drejtësisë, që është ndër më të kritikuarat për shkak të pranisë së korrupsionit, ndikimeve politike, mungesës së efikasitetit dhe profesionalizmit.

Ambasadorja Aggeler ka thënë se përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.

“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, ka thënë Aggeler

“Kur bëhet fjalë për progresin në gjyqësor jemi të zhgënjyer. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmirësimet dhe reformat që prisnim nga një investim kaq i madh”, ka thënë ambasadorja amerikane Angela Ageler, në një intervistë për gazetën Kapital.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj mbi praninë e korrupsionit jo vetëm në gjyqësor por edhe në fushat tjera

“Korrupsioni sistematik në të gjithë vendin në të gjithë sektorët po dëmton njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Ju të gjithë meritoni një shoqëri, një gjyqësor, një qeveri, veprimet e së cilës janë transparente dhe ju shërbejnë juve – qytetarëve. Është një gurthemel i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Kjo është ajo ku qeveria duhet të fokusohet, pavarësisht se cila parti është në pushtet”, është shprehur Aggeler.

Sipas saj, “gjyqësori duhet të jetë një sferë e pavarur, plotësisht e vetëfinancuar dhe jopolitike e qeverisë. Udhëheqësit politikë këtë duhet ta duan dhe ju qytetarët duhet ta kërkoni”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 20 qershor e kanë vendosur kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merkon, në listën e personave që u ndalohet hyrja në ShBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

“Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kritika ndaj pushtetit gjyqësor dhe partive politike për ndërhyrjen në punën e gjyqësorit ka drejtuar edhe Bashkimi Evropian.

Ambasadori, David Geer ka paralajmëruar ardhjen në Shkup të një misioni për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor, organit më të lartë të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, që zgjedh dhe monitoron punën e gjykatësve.

Por, Këshilli ka qenë në shënjestër të kritikave për zgjedhjen e kuadrove partiak në pozita drejtuese në organet e drejtësisë, por edhe për mos veprim në më shumë raste lidhur më vjetërsimin apo mos procedimin e rasteve që kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë shtetëror.

You Might Also Like

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times July 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Postoi armë në rrjete sociale, arrestohet një person në Podujevë

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Dy arrestime për substanca narkotike në Prishtinë
Reagojnë 62 organizata, bllokadën në Kuvend e quajnë të papranueshme
Qytetarët indianë thonë se po detyrohen të luftojnë kundër Ukrainës
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?