By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dashuria lufton frikën e nënave të reja në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Dashuria lufton frikën e nënave të reja në QKUK
Ballina 1Shëndetësi

Dashuria lufton frikën e nënave të reja në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2023/07/08 at 5:23 PM
Kosova Times Published July 8, 2023
Share
SHARE

Gjysma e shtratit qëndronte zbrazur. Herë pas here, bardhësia e çarçafit thyhej nga dora e një nëne, që ishte mësuar që gjatë gjithë natës ta shihte aty vajzën e saj të porsalindur.

Por, që kur rrezet e diellit ndriçuan dhomën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Blerinës nga Obiliqi i kishte ikur buzëqeshja.

“Çika po të gjëmon. Do ta marrim për ta kontrolluar për probleme në frymëmarrje”, mban mend Blerina t’i ketë thënë një infermiere, mëngjesin e 4 korrikut.

Një natë më parë, edhe pse e lodhur nga procesi i lindjes, ajo thotë se nuk bëri asnjë sy gjumë. Duke i bërë fotografi të njëpasnjëshme vajzës së saj e duke e shikuar, Blerinën e kishte kapluar lumturia që ishte bërë nënë për herë të parë.

Një shenjë që lajmëron vendndodhjen e sallës së lindjes, në QKUK, 4 korrik 2023.
Një shenjë që lajmëron vendndodhjen e sallës së lindjes, në QKUK, 4 korrik 2023.

Por, vendi ku kishte fjetur vajza e saj, tani qëndronte zbrazur dhe sytë që më parë rrudhoseshin nga buzëqeshjet vesh më vesh, tani ishin mbushur me lot.

“Jam mësuar me të. Tash po më duket keq, po e këqyr vendin [ku më parë ishte foshnja] vazhdimisht. Po mërzitem… sefte e kam, të parën”, thotë ajo.

Një infermiere që qëndron aty pranë në dhomë, tregon se foshnjat mund të merren për përkujdes shtesë edhe kur problemet nuk janë shumë serioze. E kjo bën që Blerina të shpresojë që, së shpejti, në dhomën me mure ngjyrë bezhe e dysheme gri, nëntë shtretërit të kenë prapë nëntë nëna me nëntë fëmijë.

Një foshnjë e lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 4 korrik 2023.
Një foshnjë e lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 4 korrik 2023.

Edhe pse shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë ka rënë në mënyrë drastike pas luftës së fundit, më 1999, ajo mbetet më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), ushqimi joadekuat është përgjegjës për 45 për qind të vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare.

“Përmirësimi i cilësisë së mirëqenies së jetës së fëmijëve” është pjesë e programit qeverisës të Kosovës për periudhën 2021-2025. Radio Evropa e Lirë ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë se çka do të bëhet lidhur me shëndetin e foshnjave, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Përballë Blerinës ndodheshin disa nëna që përkujdeseshin që foshnjat e tyre të jenë të mirushqyera. Shumica prej tyre ishin bërë nëna për herë të parë këtë muaj.

Dy nëna kujdesen për foshnjat e tyre në një dhomë brenda Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, 4 korrik 2023.
Dy nëna kujdesen për foshnjat e tyre në një dhomë brenda Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, 4 korrik 2023.

Statistikat tregojnë se gratë në moshën 25 deri në 29 vjeçe janë pacientet më të shpeshta në repartin e lindjes në QKUK.

Njëra prej nënave të shtrira në QKUK, V.K. nga Fushë Kosova, i kishte bërë çantat gati dhe po e priste me qejf momentin kur do të ribashkohej me gjysmën tjetër të familjes së saj.

“Burri dhe djali po më presin poshtë dhe tash do të takohemi. Do të kompletohemi tamam si një familje katëranëtarëshe”, thotë ajo.

Por, qëndrimi i V.K. në QKUK nuk kishte qenë i lehtë. Shkaku i gjakderdhjeve, asaj i kishte rënë të fikët tri herë pas lindjes, ndërsa thotë se vazhdimisht kishte qenë keq emocionalisht pasi që ndihej si “e papastër”.

“Tani ndihem shumë më mirë, më mirë sesa kur kam ardhur. Kam ardhur me dhimbje e po dal pa dhimbje”, thotë ajo.

Përveç frikës se qëndrimi i saj në QKUK mund të zgjatet shkaku i gjakderdhjes, V.K.-në e kishin përcjellë edhe disa shqetësime, si për shembull frika se djali i saj katërvjeçar mund ta xhelozojë motrën e tij të vogël.

Një foshnjë e lindur në QKUK, 4 korrik 2023.
Një foshnjë e lindur në QKUK, 4 korrik 2023.

Por, thotë se shqetësimi kryesor që e ka përcjellë gjatë shtatzënisë, është se vajza e saj do të duhet të kalojë nëpër disa sfida që djali i saj nuk do t’i ketë, vetëm shkaku i gjinisë.

“Ta lëmë anash politikën e krejt, vetëm gjinia më ka brengosur sepse duhet të kesh shumë fat… Sidomos kur je edhe vetë grua, e di. Unë them shyqyr që u bëra nëna e një vajze, por e di se edhe ajo do të kalojë nëpër sfida si të miat”, thotë ajo, pa dhënë detaje se për çfarë sfidash po fliste.

Edhe pse Kosova, sipas raportit të Bankës Botërore “Gratë, biznesi dhe ligji”, i publikuar në mars, është radhitur e dyta nga vendet e rajonit për barazi gjinore në ligj, ajo është goditur nga femicidi apo vrasjet e lidhura me gjininë.

Sipas të dhënave të institucioneve, 50 gra janë vrarë nga viti 2010 deri në fund të vitit 2022 në Kosovë. Në shumicën e rasteve, të dyshuar ose të akuzuar për vrasje kanë qenë bashkëshortët.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2022 janë raportuar 2.757 raste të dhunës në familje – prej tyre 2.278 viktima kanë qenë gra.

Numri i fëmijëve të lindur në Kosovë ka qenë në rënie në vitet e pasluftës – nga mbi 36 mijë në vitin 2002 në më pak se 23 mijë gjatë vitit të kaluar.

Por, përkundër shqetësimeve që ia ka sjellë shtatzënia dhe procesi i lindjes, V.K. s’do të kishte zgjedhur kurrë të mos lindte fëmijë.

“Është ndjenjë shumë e mirë, sidomos kur ia qesin nënës për herë të parë fëmijën në duar. Është një ndjesi që të jepet dhe të ndalet vetëm me ndaljen e rrahjeve të zemrës”, thotë ajo.

Një foshnjë në një dhomë të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, 4 korrik 2023.
Një foshnjë në një dhomë të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, 4 korrik 2023.

You Might Also Like

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times July 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin i ndaluar: Mediat ruse hoqën të gjitha lajmet nga Wagner PMC

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Hovenier: Marrëveshja për targat shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim
A po funksionon presioni i BE-së mbi Hungarinë?
BE: I pavërtetë pretendimi për heqje dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh
Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik lugdrinas nga Klina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?