By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini
June 30, 2025
Mesazhi i Ronaldos nga Arabia Saudite: Jam portugez, por i përkas këtij vendi
June 30, 2025
Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit
June 30, 2025
Kazakistani ndalon veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën në publik
June 30, 2025
Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane
Ballina 2Rajon / Botë

Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane

Kosova Times
Last updated: 2023/07/09 at 12:15 PM
Kosova Times Published July 9, 2023
Share
SHARE

Me një tabelë shahu nën sqetull dhe duke fshirë djersët nga moti i nxehtë bregdetar, Musa Muhiti niset drejt një parku përskaj plazhit të Shëngjinit në Shqipëri.

Nën hijen e pemëve të mëdha që gjenden në këtë park, ky refugjat afgan nis rutinën e pasdites me një nga bashkëkombësit e tij, me të cilin njihet tash e disa muaj.

Që nga viti 2021, të ikur nga regjimi taliban, afër 4 mijë afganë janë vendosur në qytete bregdetare të Shqipërisë, në pritje për të migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas një marrëveshjeje të arritur mes Shqipërisë dhe SHBA-së, shumë prej tyre afganëve vendosur në kompleksin pushimor “Rafaelo” në Shëngjin.

Musa Muhiti, refugjat afgan duke luajtur shah në një park në Shëngjin të Shqipërisë.
Musa Muhiti, refugjat afgan duke luajtur shah në një park në Shëngjin të Shqipërisë.

Atyre u mundësohet strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor falas.

Por, për një pjesë prej tyre, pritja e dritës së gjelbër për t’u zhvendosur në ShBA ka nisur t’ua bëjë të mërzitshme edhe këtë lloj jetese që i ngjan pushimeve verore.

“Vite më parë kemi dëgjuar nga mësuesit tanë se kur dikush është emigrant kalon nëpër pesë faza. E para është entuziazmi për të parë vendin e ri, e dyta është kriza, e treta është përthithja e elementeve të kulturës së huaj, e katërta përplasjet kulturore dhe e pesta gjendja e rënduar mendore”, thotë Muhiti për Radion Evropa e Lirë.

Ky 51-vjeçar, që në Afganistan kishte punuar si profesor i matematikës, thotë se “i kam kaluar pesë fazat”, gjatë qëndrimit në Shëngjin për 20 muaj.

Ai ndan fatin e njëjtë me mbi 300 refugjatë të cilët kanë mbetur në Shqipëri qe afër dy vjet, për shkak të procedurave që ka ShBA-ja për lëshimin e vizave për ta. Ndërkaq, disa të tjerë arritën që t’i kalonin më shpejt procedurat.

Kjo pritje dhe fakti se nuk e di kur do të ikë, Muhiti thotë se e ka penalizuar sepse nuk ka arritur të integrohet plotësisht në Shqipëri.

“Si shembull, [nëse do ta dija se do qëndroja kaq gjatë] në 20 muajt e fundit do të isha mundur të mësoj shqip, të ndiqja ndonjë kurs për të mësuar menaxhimin e hoteleve, për të mësuar vozitjen, apo diçka tjetër. Më besoni, çdo ditë mendoj se do largohe, sot ose nesër”, thotë Muhiti.

Musa Muhiti duke punuar në kuzhinën e restorantit në kompleksin “Rafaelo”.
Musa Muhiti duke punuar në kuzhinën e restorantit në kompleksin “Rafaelo”.

Për ta kaluar mërzinë, ai nisi të punonte në kuzhinën e kompleksit “Rafaelo”, që u shpërben vetëm afganëve që janë të vendosur aty dhe që aktualisht janë afër 800.

Qe gjashtë muaj, ai ka punuar në orarin e pasdites, ndërkaq në dy muajt e fundit ka nisur të marrë edhe pagë.

“Kam punuar shumë gjithë jetën time [në Afganistan], kam bërë një jetë, një shtëpi, një veturë, një biçikletë…gjithçka më ka humbur. Tani duhet t’ia nis nga fillimi. Por, të paktën ta di se kur do ia filloj [jetën në SHBA]”, thotë Muhiti, i cili në Shqipëri jeton me gruan dhe vajzën e rritur.

Afganët gjatë drekës që shërbehet për ta në kompleksin “Rafaelo”.
Afganët gjatë drekës që shërbehet për ta në kompleksin “Rafaelo”.

“Brengosem për të ardhmen e fëmijëve”

Loja e shahut nuk i pëlqen shumë, madje nuk i pëlqen as ushqimi që përgatitet në kuzhinën e “Rafaelos”.

Arash Noori, gazetar dhe kameraman nga Afganistani, po e përjeton rëndë faktin që ka mbetur në Shqipëri që nga tetori i vitit 2021.

“Është vështirë ta lësh vendin tënd. Kam lënë prapa gjithçka, shtëpinë, kompaninë time. Kam ende familje atje”, thotë Noori.

Në Shqipëri, ai erdhi me bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tyre, të cilët janë brenga e tij më e madhe.

Arash Noori, refugjat afgan, duke përgatitur çantën e të birit për në shkollë.
Arash Noori, refugjat afgan, duke përgatitur çantën e të birit për në shkollë.

Duke qenë se qëndrimi i afganëve në Shqipëri ka qenë i paraparë të jetë i shkurtër dhe i përkohshëm, atje nuk ka një shkollë të regjistruar ku fëmijët mund të marrin certifikata për mbarimin e klasave.

“Është një shkollë shqiptare këtu. Nga mëngjesi, nxënësit shqiptarë shkojnë atje e pasdite fëmijët afganë. Mësuesit për afganët janë mbledhur në mesin e refugjatëve…por, nuk marrin rezultate. Kjo është një imitim i shkollës”, thotë Noori.

Noori thotë se meqë “nuk ka asgjë për të bërë” në Shqipëri, po merret me prodhimin e videove për Youtube bashkë me një nga djemtë e tij.

Ditët kryesisht i kalon duke ecur në shëtitoren rreth plazhit.

Një fëmijë afgan teksa pastron këmbët nga rëra e plazhit në Shëngjin.
Një fëmijë afgan teksa pastron këmbët nga rëra e plazhit në Shëngjin.

E brenda në apartamentin dydhomësh të hotelit “Rafaelo” ku jetojnë familja Noori, bashkëshortja e Arashit, Deeba gatuan shpesh ushqime afgane, pasi ia kërkojnë fëmijët.

“Ata nuk hanë në kuzhinën e restorantit, thotë se ushqimi atje nuk ka shije dhe kërkojnë ushqim afgan. Unë ua përgatis”, thotë Deeba, për të cilën kjo nuk është puna e vetme që bën gjatë ditës.

Mungesa e aktivitetit duke mos ditur se sa do të qëndrojnë në Shqipëri dhe mërzia për familjarët që kanë mbetur në Afganistan, Deeba thotë se ia rënduan gjendjen mendore.

“Të gjithë jemi bërë keq. Unë kam rënë në depresion, sepse nuk po dilja. Nuk kisha punë. Ju e shihni, kjo është zonë pushimesh, shumicën e kohës kam qenë në shtëpi, duke mos bërë asgjë”, tregon ajo.

Për të kaluar kohën, Deeba tashmë ka nisur punë në një restorant në Shëngjin, ku punon pasditeve.

“Dëshira ime më e madhe është që dokumentet tona për emigrim në SHBA të procesohen më shpejt”, thotë ajo.

Deeba Noori, refugjate afgane në Shëngjin.
Deeba Noori, refugjate afgane në Shëngjin.

Sipas autoriteteve shqiptare, aktualisht në Shqipëri gjenden rreth 1 mijë afganë, që janë të vendosur në Shëngjin dhe Durrës. Në mesin e tyre, nga viti 2021 kanë lindur 50 fëmijë dhe kanë vdekur katër persona.

Afganët që gjenden në Shqipëri kryesisht janë ish-punonjës të Qeverisë afgane, aktivistë e gazetarë.

You Might Also Like

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

Kazakistani ndalon veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën në publik

Amerika anuloi vizat e anëtarëve të grupit që bërtitën “Vdekje IDF-së” në koncert

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Kosova Times July 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ronaldo feston golin e 850-të në karrierë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Ferri i fshehur brenda “Zonës së kuqe” të paligjshme të Kinës, ndërsa 500,000 gra dhe vajza përballen me skllavërinë seksuale dhe shtatzëninë e detyruar
Kurti në darkë me deputetët francezë, diskutohet për dialogun
Socialistët në PE: Bashkimi Evropian nuk duhet të mbyllë sytë ndaj sundimit autokratik të Vuçiqit
Shantazh i ftohtë – Sorokina për politikën humanitare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?