By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Truqisë në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Truqisë në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Truqisë në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/07/10 at 1:29 PM
Kosova Times Published July 10, 2023
Share
SHARE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Ankarasë në bllokun evropian, përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në takim me Presidentin turk, Rexhep Tajip, Erdogan.
LEXONI EDHE KËTË:
Erdogan: Ukraina e meriton të bëhet anëtare e NATO-s
Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.

Fotografi ilustruese nga arkivi.
LEXONI EDHE KËTË:
Çfarë do të vendosin liderët gjatë samitit të NATO-s?
Qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet.

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste.

Flamuri i NATO-s, fotografi ilustruese
LEXONI EDHE KËTË:
Turqia dhe Suedia nuk arrijnë t’i japin fund bllokimit të anëtarësimit në NATO
Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin – apo dorëzimin e personave të kërkuar.

Suedia thotë se ka zbatuar marrëveshjen e Madridit – duke përfshirë ligje më të ashpra kundër terrorizmit – dhe se disa nga kërkesat e tjera të Ankarasë janë të pamundura për t’u përmbushur.

Turqia ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 1999.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Laureati i Çmimit Nobel për Paqen: Ia dedikoj edhe çmimin Trumpit

Basha: Procedura e zgjedhjes së nënkryetarit është legjitime

Kosova Times July 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë

Kosova Times Kosova Times March 2, 2024
Në Slloveni, dy rusë u dënuan për spiunazh
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
Arrestohet ish punonjesi amerikan, kapet duke punuar per llogari te kinezeve
Zbulohet pllaka e Akademisë Ushtarake të UÇK-së ‘Hamëz Jashari’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?