By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komunat paralele serbe në veri punojnë nga lokacione alternative
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komunat paralele serbe në veri punojnë nga lokacione alternative
Ballina 1Lajme

Komunat paralele serbe në veri punojnë nga lokacione alternative

Kosova Times
Last updated: 2023/07/11 at 6:29 PM
Kosova Times Published July 11, 2023
Share
SHARE

Që nga shpërthimi i krizës, në fund të majit në veri të Kosovës, autoritetet e përkohshme komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që punojnë sipas sistemit të Serbisë dhe konsiderohen paralele nga autoritetet e Kosovës – janë duke punuar nga lokacione “alternative”.

Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) nga burime të ndryshme.

Se këto komuna janë duke funksionuar, mund të shihet gjithashtu edhe në faqet e tyre të internetit apo llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës këto autoritetet të përkohshme japin tenderë për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore, të cilat mund të shihen në portalin e prokurimit publik në Serbi.

Këto organe, të cilat janë të paligjshme për autoritetet e Kosovës, deri më tani kanë funksionuar paralelisht në objektet e njëjta me komunat e sistemit të Kosovës. Ato objekte janë të paqasshme për qytetarët, që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë hynë në zyra me asistencën e policisë, gjë që u kundërshtua ashpër nga popullata lokale serbe.

Kryetarët shqiptarë të komunave që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës, janë vazhdimisht në Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata në Zubin Potok dhe Zveçan punojnë nga lokacione alternative, në fshatrat e afërta, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës.

Nga ana tjetër, departamente të ndryshme të strukturave komunale serbe, funksionojnë në objektet ku institucionet punojnë sipas sistemit të Serbisë. Për shembull, në objektin komunal “Mitrovica e Kosovës” në Mitrovicë të Veriut, ofrohen shërbime të caktuara për qytetarët e Zveçanit.

Komunat serbe nënshkruajnë kontrata dhe shpërndajnë ndihma financiare

Po ashtu, më 5 korrik, autoriteti i përkohshëm komunal në Leposaviq, i cili financohet nga buxheti i Serbisë, shpalli thirrje për ndihmë financiare për fëmijët.

Siç thuhet në ftesë, ndihmat ndahen nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, por qytetarët janë të ftuar që “për shkak të situatës aktuale” t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në Qendrën për Punë Sociale në Leposaviq.

Kjo qendër, gjithashtu, funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.

Në ndërkohë, kryetari i Autoritetit të përkohshëm komunal të Zubin Potokut, Sërgjan Vulloviq, me ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Martinoviq, nënshkruan marrëveshjen për ndarjen e mjeteve për projektin e rregullimit të një pjese të aksit rrugor Ujman – fshati Kovaçi.

Kjo kontratë kap vlerën rreth 8 milionë dinarë, që është afër 70.000 euro.

REL-i u përpoq të marrë deklaratë nga kryetarët e autoriteteve të përkohshme në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, lidhur me punën e tyre. Mirëpo, kryetarët e këtyre organeve të përkohshme komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit, Zoran Todiq dhe Ivan Todosijeviq, nuk iu përgjigjën thirrjeve, ndërsa drejtuesi i organit të përkohshëm të Zubin Potokut, Sërgjan Vulloviq, tha se “nuk është i disponuar” për të bërë deklarata.

Dhënia e tenderit gjatë krizës në veri

Organet e përkohshme komunale apo kompanitë që funksionojnë në kuadër të vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit serb në veri të Kosovës, nuk kanë ndalur dhënien e tenderëve për realizimin e projekteve të ndryshme.

Një prej tyre është “Realizimi i projektit për përmirësimin dhe rehabilitimit të deponisë komunale”.

“Realizimi i projektit për përmirësimin dhe rehabilitimit të deponisë komunale”

Pas këtij projekti, me vlerë rreth 5 milionë dinarë ose rreth 50 mijë euro, qëndron Autoriteti i përkohshëm i Leposaviq, ndërsa tenderi i është dhënë kompanisë “RAD 028” nga Zveçani.

Pronar i kësaj kompanie është Radulle Steviq, i cila është në listën e zezë të ShBA-së.

E njëjta kompani, në fillim të qershorit, ka marrë tender nga Autoriteti i përkohshëm komunal në Zubin Potok, për ndërtimin e një shtëpie për një familje në fshatin Jasenovik i Epërm dhe për “prokurimin e transformatorëve për furnizimin me energji të njësive të banimit”.

Si funksionojnë komunat e Kosovës në veri?

Kontrata për prokurimin e transformatorëve për furnizimin me energji të njësive të banimit

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, qëndrojnë çdo ditë në objektet komunale, prej nga kryejnë detyrat e tyre.

Megjithatë, për dallim nga Leposaviqi, në Mitrovicë të Veriut nuk ka protesta para objektit komunal, për shkak se ndërtesa është e ndarë fizikisht nga Autoriteti i përkohshëm komunal serb.

Nga ana tjetër, kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, punojnë nga zyrat komunale që gjenden në fshatrat e banuara me shqiptarë.

Janë emëruar anëtarë të kabineteve të tyre dhe drejtorë të departamenteve të ndryshme, por nuk mund t’u ofrohen shërbime qytetarëve në vetë objektet komunale – përveç në Mitrovicë të Veriut – për shkak se popullata lokale serbe po proteston çdo ditë para objekteve.

Gjithashtu, para objekteve komunale gjenden edhe pjesëtarët e KFOR-it.

Nenad Radosavleviq, i cili më 5 korrik është emëruar në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për sport, rini dhe kulturë në komunën e Leposaviqit, sipas sistemit të Kosovës, vlerëson se më së shumti vuajnë “qytetarët e zakonshëm” nga fakti se vetëqeverisjet lokale nuk janë funksionale.

Ai shton se ka pranuar të marrë pjesë në punë, në mënyrë që të shfrytëzohet buxhet i planifikuar, derisa kriza në veri po vazhdon.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se “është e tmerrshme që të gjithë i harrojnë njerëzit e thjeshtë, të cilët kanë nevojë për shërbimet e vetëqeverisjes lokale”.

Ndonëse, siç thotë ai, që nga emërimi i tij nuk ka pasur asnjë takim me kryetarin Hetemi dhe as nuk janë ndërmarrë hapa në funksionalizimin e dikasterit të tij, ai beson se në Prishtinë ka “vullnet të mirë” për t’iu përgjigjur kërkesave të tij.

“Mandati im është i kufizuar dhe i qartë, është deri në fund të vitit para zgjedhjeve të reja dhe ka të bëjë me normalizimin dhe hapjen e fondeve për përfituesit që kanë nevojë”, thotë ai.

Pse u rritën tensionet?

Pjesëtarët e komunitetit serb bojkotuan zgjedhjet e fundit lokale, të cilat u mbajtën më 23 prill, me ftesë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe. Si rezultati i atij bojkoti, kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Kur ata ishin gati të fillonin punën, serbët vendas kundërshtuan, kështu që Policia e Kosovës ndërhyri. Që atëherë, serbët po protestojnë çdo ditë me kërkesën që Policia e Kosovës të tërhiqet dhe kryetarët e komunave të mos shkojnë në punë.

BE-ja bëri thirrje për shtensionim dhe kërkoi nga Prishtina zyrtare të shpallë zgjedhje të reja, ndërkaq nga Beogradi kërkoi të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në atë proces.

Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:

Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative

Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës

Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to

Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë

Shefi i ekipit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë konfirmuar më 10 korrik se është arritur marrëveshja për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri.

Megjithatë, ata nuk specifikuan se për cilat hapa bëhet fjalë konkretisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët ka deklaruar se një nga hapat e parë është tërheqja e njëkohshme e Policisë së Kosovës dhe demonstruesve para ndërtesave komunale.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times July 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
LDK-ja sjell himnin e ndryshimit
Abdixhiku: Rrugëtimi i Kurtit rrezikon shtetësinë e Kosovës
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Kosovë-Rumani
Promovohet albumi me 16 këngë të njohura të kompozitorit Reshat Randobrava
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?