By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohet dhuna në Kuvendin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dënohet dhuna në Kuvendin e Kosovës
Ballina 1Lajme

Dënohet dhuna në Kuvendin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 3:24 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE
Përleshjet fizike mes deputetëve opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe pjesëtarëve të Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik janë dënuar nga disa aktorë të ndryshëm.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përdorimi i dhunës si mjet për të adresuar pakënaqësitë e mospajtimet politike “dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë”.“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, shkroi ajo në Facebook.Deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare më 13 korrik, me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku që hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se “ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është distancuar nga përleshjet në Kuvend, duke shkruar se “pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës”.“Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot”, thuhet në reagimin e LDK-së.Ndërkaq, deputetja e subjektit tjetër opozitar, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, tha se përleshjen e filluan pjesëtarët e Qeverisë.“Nuk është sulmuar nga deputetët e opozitës Albin Kurti, por deputetët janë sulmuar nga ministrat e zëvendësministrat e Qeverisë Kurti”, tha Kadriaj, e cila e quajti “veprim demokratik” gjuajtjen me ujë të kryeministrit Kurti.Deputeti Lushtaku ka paralajmëruar padi ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.Lushtaku pohoi se është goditur me shishe të mbushur me ujë nga Bislimi, se është shtyrë nga ministrja Haxhiu dhe se është goditur me, siç tha ai, mjet të fortë nga ministri Murati.Dhuna në Kuvend është dënuar edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ky institut i quajti përleshjet në Kuvendin e Kosovës “rezultat i një klime joparlamentare”. KDI bëri thirrje që të gjitha partitë politike dhe deputetët të distancohen nga “kjo klimë dhune”.“Dhuna, asnjëherë, përballë çfarëdo situate nuk mund të jetë mjet politik dhe në asnjë kontekst nuk mund të përligjet sikurse kjo e sotshmja. Kërkojmë nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj ndaj aktorëve të përfshirë në dhunë”, thuhet në reagimin e KDI-së.Ndaj ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kritikuar opozitën duke thënë se “të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten”.“Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter.

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton… pic.twitter.com/w0Sbu3btQJ

— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
Ditëve të fundit, sikurse edhe në seancën e 13 korrikut, opozita ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të ShBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WSJ: Eksportet ruse të naftës ranë me 22% në dhjetor

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Askush nuk e mban mend këtë lloj shkatërrimi ne Sevastopolin e aneksuar
Së paku 49 ushtarë armenë të vrarë në luftime me Azerbajxhanin
Ligji për zgjedhjet, kërkohet harmonizim për barazi gjinore
The Washington Post: “Çfarë përfshin plani i Trump për Rivierën e Gazës: 5,000 dollarë për ata që largohen.”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?