By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Evropa Jugore kaplohet nga moti i nxehtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Evropa Jugore kaplohet nga moti i nxehtë
Ballina 2Rajon / Botë

Evropa Jugore kaplohet nga moti i nxehtë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 4:47 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Një valë nxehtësie e ka kapluar pjesën jugore të Evropës dhe atë veriperëndimore të Afrikës, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet temperatura rekorde.

Në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, temperaturat priten të kalojnë mbi 40 gradë Celsius.

Në Itali është paralajmëruar për mot ekstrem në dhjetë qytete, përfshirë në Romë, Bolonjë dhe Firencë. Në këto zona është vlerësuar se temperatura mund të arrijë deri në 48.8 gradë Celsius.

Më 11 korrik, mediat italiane raportuan se një 44-vjeçar po pikturonte vijat për kalim për këmbësorë në rrugë në qytetin Lodi, pranë Milanos, para se të rrëzohej nga vapa. Ai u dërgua në spital, ku më pas vdiq.

“Ne po përballemi me një valë të padurueshme të nxehtësisë”, shkroi në Tëitter politikania italianë, Nicola Fratoianni.

“Ndoshta është momenti që, në orët më të nxehta, të merren të gjitha masat e dobishme për të shmangur tragjeditë si ajo që ndodhi sot në Lodi”, shtoi ajo.

Banorët e këtyre zonave janë këshilluar të pinë të paktën dy litra ujë në ditë dhe t’i shmangin kafenë dhe alkoolin, të cilat janë lëngje dehidratuese.

Një grup turistësh në rrugët e Romës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se po përdornin spërkatës dhe ujë termal për ta freskuar veten.

“Ne po përpiqemi të mbijetojmë”, tha Mariko Desso, nga qyteti jugor i Barit.

Disa turistë janë rrëzuar shkaku i nxehtësisë jashtë Koloseut në Romë.

Vala e të nxehtit Cerberus – e emëruar nga Shoqëria Meteorologjike Italiane sipas përbindëshit me tre koka që shfaqet në Ferrin e Dantes – pritet të sjellë temperatura ekstreme gjatë ditëve në vijim.

Në Spanjë, gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar temperatura deri në 45 gradë Celsius dhe temperaturat gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit nuk kanë rënë nën 25 gradë Celsius. Disa pjesë të Majorkës mbetën deri në 37 gradë Celsius në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes.

Qeveria rajonale e Andaluzisë ka nisur një shërbim telefonik për njerëzit e prekur nga i nxehti. Ky shërbim ka raportuar se ka marrë 54.000 telefonata që kur u hap në fillim të qershorit.

Një imazh satelitor i regjistruar nga misioni Copernicus Sentinel i BE-së zbuloi se temperatura e tokës në rajonin Extremadura në Spanjë kishte arritur deri në 60 gradë Celsius më 11 korrik.

Nxehtësia pritet të vazhdojë edhe në fundjavë.

Temperatura më e nxehtë ndonjëherë në Evropë, prej 48.8 gradë Celsius, ishte regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë në gusht të vitit 2021.

Një studim i Institutit ISGlobal thotë se 61.672 njerëz vdiqën në Evropë si pasojë e të nxehtit vitin e kaluar. Frika është se nxehtësia mund të shkaktojë shumë më shumë vdekje këtë verë.

Ekspertët thonë se periudhat e temperaturave ekstreme po bëhen më të shpeshta dhe ndryshimi i klimës bën që tani të jetë normale të regjistrohen temperatura rekorde.

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit tha se në nivel global, qershori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në pranga dy persona të dyshuar për “fajde” dhe “detyrim, sekuestrohen armë dhe para

Kosova Times Kosova Times June 13, 2023
Nacho prezantohet nga Al Qadsiah
Izraelitët publikuan pamjet, duke pretenduar se Sinwar dhe familja e tij u arratisën përmes tuneleve një ditë para 7 tetorit
Kjo përzierje çaji shpëton jetën gjatë vapës
Meta: Nuk kam besim tek zgjedhjet – Nëse preket vota…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?