By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyfishim i netqëndrimeve turistike në Shkodër, mbi 167 mijë vizitorë në sitet kulturore deri në tetor
November 9, 2025
45 aksidente trafiku brenda 24 orëve
November 9, 2025
Çeku: Të jetë një ditë e mbarë për demokracinë
November 9, 2025
Kurti fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën demokratike
November 9, 2025
36 vjet që nga dita kur u shemb Muri i Berlinit
November 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-ShBA

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 2:46 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 korrik se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të kenë ndonjë marrëdhënie me shefin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, por se sanksionet e vendosura ndaj tij si individ nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë.

“ShBA-ja studioi me kujdes Vulinin dhe aktivitetet e tij, dhe arriti në përfundimin se ai nuk është dikush që duam në Amerikë. Në këtë mënyrë, sanksionet janë një mënyrë për të mbrojtur ShBA-në”, u tha Hill gazetarëve, gjatë një turneu në zonën arkeologjike Belo Bërdo.

Më 11 korrik, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit vendosi në listën e sanksioneve drejtorin e BIA-s, Vulin.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ambasadori Hill tha se mendon që Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë janë të mira, dhe po përmirësohen.

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë Serbinë, e cila tregon qartë se dëshiron të jetë pjesë e institucioneve perëndimore. Ne do ta ndihmojmë atë në masën që dëshiron vetë Beogradi”, tha Hill.

Gjatë një vizite në punimet për restaurimin dhe rehabilitimin e një zone arkeologjike, të cilat po kryhen nga Qeveria e Serbisë dhe mbikëqyren nga Ambasada amerikane, Hill shtoi se Vulin nuk do të mund të marrë një vizë amerikane.

Nënsekretari i Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Brian E. Nelson, deklaroi në shpjegimin e sanksioneve kundër Vulinit, më 11 korrik, se vendimi e mbante atë përgjegjës për aktet e supozuara korruptive dhe destabilizuese që mundësonin edhe aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon.

Ai shtoi se Departamenti i Thesarit nuk do të përmbahet nga shënjestrimi i aktorëve që “abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale, në të njëjtën kohë duke minuar autoritetet demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

Partia e Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është pjesë e koalicionit me Partinë Progresive Serbe në pushtet, hodhi poshtë akuzat dhe kritikoi ShBA-në. Vetë Vulin nuk është deklaruar publikisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do të zëvendësojë Vulinin, por ka paralajmëruar hetim për akuzat e ShBA-së.

Para se të bëhej shef i BIA-s, Vulin ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes, dhe si ministër i Brendshëm.

You Might Also Like

36 vjet që nga dita kur u shemb Muri i Berlinit

Axhenda ndërkombëtare

Çfarë mori dhe çfarë nuk mori Orban nga Trump?

Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë

Italia i bën thirrje SHBA-së të paguajë pagat e punonjësve të bazave ushtarake

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

310,183 euro për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
FFK padi mediave për shpifje dhe shantazh mediatik
Dita e Dëshmorëve të Kombit, Rama, Nikolla dhe Veliaj bëjnë homazhe
Kështu pritet të duket Kompleksi Memorial `Adem Jashari`
15 Tetori Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?