By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi shkon në pauzë pas përleshjeve fizike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi shkon në pauzë pas përleshjeve fizike
Ballina 1Lajme

Kuvendi shkon në pauzë pas përleshjeve fizike

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 1:42 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë për dy orë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili tha se për momentin nuk janë kushtet për ta vazhduar seancën plenare.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është me të vërtetë e papranueshme; përdorimi i dhunës është edhe i ndëshkueshëm, i dënueshëm nga të gjithë ne”, tha Konjufca duke shtuar se “nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës, ai do të trajtohet prej ligjit, ashtu siç thonë ligjet tona dhe organet e rendit”.

Më herët në Kuvend, deputetët opozitarë nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) kanë sulmuar fizikisht kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëtarë tjerë të Qeverisë.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Më pas, situata u rëndua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Policia e Kosovës dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit ka intervenuar për t’i ndalur përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

Momentalisht, forca të shtuara të policisë janë pranë dhe brenda në Kuvend.

 

Kuvendi i Kosovës pas përleshjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.
Kuvendi i Kosovës pas përleshjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”, ka thënë Kurti.

Opozita ditëve të fundit, sikurse edhe në këtë seancë, ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë pergjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Eliza Hoxha, e cila foli në emër të grupit parlamentar të PDK-së, bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet dhe vendi të shkojë “sa më shpejt” në zgjedhje, pasi tha se audio-incizimet “zbardhin komunikimin dhe raportet e pushtetit të Albin Kurtit me Listën Serbe dhe Milan Radoiçiqin”.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për ta kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës, që ka urdhërarrest nga Prokuroria. Nuk mjaftojnë as dorëheqja e as shkarkimi sepse koordinimin e keni të përditshëm me Radoiçiqin, e jo me shqiptarët e as me ndërkombëtarët”, tha Hoxha gjatë fjalimit të saj në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike e vazhdueshme ndaj personave që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiqin.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai, po ashtu, kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Ne u vëmë mina atyre, ata neve”: Xhenierët ukrainas të fokusuar në front

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Kissinger i bën sërish thirrje Ukrainës që të heqë dorë nga një pjesë e territorit të Federatës Ruse: reagoi Zyra Presidenciale
Tragjedi në plazhet kroate: Belgët u hodhën nga shkëmbinjtë, shpëtimtarët ishin të pafuqishëm
Irani blen balona nga Rusia që përdoren për spiunazh
Pas zgjedhjes së drejtorit të RTK-së, reagon LDK: Tendencë për institucionalizimin e propagandës partiake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?