By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Puna e policëve prishi rehatinë e bandave kriminale në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Puna e policëve prishi rehatinë e bandave kriminale në veri
Ballina 1Lajme

Kurti: Puna e policëve prishi rehatinë e bandave kriminale në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/07/14 at 3:32 PM
Kosova Times Published July 14, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zyrtarët policorë janë bërë cak i “sulmeve të njëpasnjëshme” në veri të vendit, zonë që ai tha se më herët ka qenë “zonë e rehatisë për brandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi”.

“Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur dhe një ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e kriminelit famëkeq Llune”, tha Kurti gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.

Millun Millenkoviq – Llune u arrestua më 13 qershor në Mitrovicën e Veriut, në një aksion të forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Ai dyshohet për përfshirje në sulmin ndaj objektit të Komisionit Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, si dhe për pjesëmarrje në përleshjet mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj në Zveçan.

Kurti nuk qartësoi se gjatë cilës periudhë kohore ishin lënduar 27 policët e përmendur nga ai, por më parë gjatë fjalimit ai përmendi dy vjetët e fundit, gjatë qeverisjes së tij.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmet ndaj zytarëve të Policisë së Kosovës janë intensifikuar dhe tha se ata po përballen me “banda kriminale” në veri të vendit.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serve – të cilat u rritën në fund të majit për shkak të ardhjes së kryetarëve shqiptarë në krye të komunave, vazhdojnë edhe më tej.

Më 10 korrik, BE-ja dhe Kosova konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe një një ditë më vonë u prezantuan hapat konkretë: tërheqja e 25 për qind e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendore pas verës dhe rikthimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Në cermoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës – ku diplomuan 419 kadetë të rinj – mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot, të gjithë së bashku, të shprehim edhe një herë falënderimin dhe krenarinë tonë të pashoq me policët e policet tona që po shërbejnë në veriun e vendit tonë për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Ajo bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë Ndërkombëtare Policore (Interpol) dhe Agjencinë Evropiane të Policisë (Europol).

Osmani u shpreh e lumtur që në mesin e kadetëve të rinj ka edhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, gjithsej 85, dhe vajza e gra, gjithsej 47.

You Might Also Like

Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen

Mbi 98% e kutive të numëruara, VV 49,52%, PDK 21,11%, LDK 13,65, AAK 5,69%

Kosova Times July 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza takon zyrtarët e qeverisë gjermane

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Orban doli me një strategji për të ndihmuar Trump
Osmani pret Owadën,i shpreh mirënjohje për rolin ndaj shtetësisë së Kosovës
Ambasadorja izraelite në Mitrovicë hap dhomën e lojërave për fëmijët në spital: simbol i jetës dhe i shpresës
Separatistët katalanas do të mbështesin socialistët në këmbim të amnistisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?