By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe aleatët dënojnë testimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe aleatët dënojnë testimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe aleatët dënojnë testimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/07/14 at 9:14 PM
Kosova Times Published July 14, 2023
Share
SHARE

Testimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut gjatë kësaj jave përbën shkelje të disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin e rajonit, thanë Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia përmes një deklarate të përbashkët më 14 korrik.

Raketa, që u lëshua nga Veriu të mërkurën, fluturoi për 74 minuta në një lartësi prej 6.000 kilometrash dhe me një rreze prej 1.000 kilometrash, tha Japonia. Ky konsiderohet fluturimi më i gjatë i kryer nga ndonjë raketë e Koresë së Veriut.

“Lëshimi i kësaj rakete përbën shkelje të qartë të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paraqet kërcënim për paqe dhe stabilitet në Gadishullin Korean dhe më tej”, thanë kryediplomatët e ShBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë në deklaratën e përbashkët.

Këto shtete i bën thirrje Koresë së Veriut “të ndalë veprimet e paligjshme dhe shkallëzuese dhe t’i kthehet dialogut”.

Zyrtarët – sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, dhe ai i Koresë së Jugut, Park Jin – u takuan në margjinat e Forumit Rajonal ASEAN në Xhakarta të Indonezisë të premten.

Blinken theksoi “angazhimin e fortë” të ShBA-së për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut, u tha në një deklaratë të ndarë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive bërthamore të Koresë së Veriut vetëm forcon vendosmërinë e të tri shteteve dhe të komunitetit ndërkombëtar për të arritur denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, u tha në deklaratën e përbashkët.

Lëshimi i raketës erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut akuzoi se avionët e spiunazhit të ShBA-së kanë hyrë në hapësirën e saj ajrore dhe u zotua se do të ndërmarrë masa.

You Might Also Like

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë

Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm

Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”

Kosova Times July 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sistema: Autoritetet ruse i ndajnë me forcë fëmijët ukrainas nga familjet e tyre dhe i shpallin jetimë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shtetet e Bashkuara
Takimi mes Petkoviqit dhe Lajçakut filloi në Bruksel në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë.
Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë Kongresin e Partisë së Socialistëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?