By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A duhet të jenë sekret ushtarak llojet e armatimit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A duhet të jenë sekret ushtarak llojet e armatimit?
Ballina 1Lajme

A duhet të jenë sekret ushtarak llojet e armatimit?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 4:19 PM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Armatosja e FSK mbetet prioritet për çdo qeveri të vendit. Megjithatë ajo duhet të jetë një sekret i vendit. Kështu konsiderojnë ushtarak dhe analist të sigurisë së vendit.

Gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social kreu i qeverisë Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes Armend Meha dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë prezantuar dronët Bajraktar.

Vetë ministri, ka thënë se dronët Bayraktar është lloji më i fundit i armatimit që kanë blerë.

Kryeministri Kurti tha se arsenalit të ushtrisë i kanë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia.

“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare”, ka pohuar Kurti.

Megjithatë ushtarak dhe njohës të sigurisë thonë se në raste specifike mund të prezantohet ndonjë lloj i armatimit, por jo shumësia. Kosova ka ligjin për klasifikimin e informacioneve, ku parashihen edhe nivelet e fshehtësisë.

Kolonel Kemail Shaqiri, thotë se vetëm në raste specifike mund të prezantohet ndonjë lloj armatimi me lejen e organeve kompetente, ndonjë trajnim specifik që duhet ndonjë ekzemplar.

“Por, jo shumësia, përndryshe në asnjë formë sepse këto janë gjëra sensitive dhe konfidenciale për aq sa mundet të mbahet konfidenciale, pasi që në ndërkohe vetvetiu do dihet në bazë të numrit të ushtarëve, pra strukturës, por armatimi duhet të jetë shumë herë në numër ma i madh se sa efektivat e mos të flasim për pjesët rezervë si në armatim, si në ushqim, njashtu edhe në pasojë tjera që janë të shumta e të domosdoshme. Hulumtuesit ushtarak dhe analistët i dinë të “gjitha” llojet, por asnjëherë sasinë e armatimit”, tha ai.

Edhe për Remzi Mehmeti, ushtarak, nuk është problem reklamimi, por sfidë është ruajtja e sekretit, për shkak të funksionimit të shumë strukturave inteligjente.

“Pse e pranon se ka dron nuk është problem, por duhet pasur shumë kujdes te numrat, sasia, vendruajtja, kalibri e shumë sende tjera që nuk guxojnë me u bë publike”, tha Mehmeti.

Sipas tij, është shumë problem me ruajt sekretin këtu te ne, për shkak të veprimit të shumë strukturave të inteligjencës.

Ndërsa Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë tha se fshehtësia nënkupton sasinë, por jo llojin e armatimit.

“Po, ekspozohet, lloji, vetitë teknike – taktike, por jo domosdoshmërish sasia. Sipas dokumentit, një dokumenti të miratuar nga OSBE, (1992-1999), të gjitha shtetet anëtarë të OSBE, janë të obliguara të njoftojnë për armët, numrin e ushtarëve, stërvitjet, si dhe çdo shtet ka të drejtë të vizitoi bazat për të cilat kanë interesim në shtetet e caktuara”, tha ai.

Kosova ka një ligj për privatësinë e të dhënave që është pak a shumë në përputhje me standardet evropiane, por zbatimi i tij është ende i mjerueshëm.

Në lidhje me lirinë e qasjes në informacione me rëndësi publike, fshehtësia është ende ndër arsyet më të zakonshme për refuzimin e aksesit.

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Humolli

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Haradinaj: ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës
Kosova me strehimore minimale për rastet e fatkeqësive natyrore
Abdixhiku: Ferizaj, zemra e ndryshimit për Kosovën
SHBA ka zhvilluar sanksione kundër bankave kineze për mbështetjen e Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?