By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK: 24 maji, datë historike
May 24, 2025
Haradinaj nderon heroizmin e Batalionit Gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’
May 24, 2025
Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit
May 24, 2025
OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi
May 24, 2025
Tahiri, BE-së: A i ke filluar sanksionet për Serbinë
May 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse është zbehur roli i sindikatave në Shqipëri?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse është zbehur roli i sindikatave në Shqipëri?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse është zbehur roli i sindikatave në Shqipëri?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 9:16 AM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Qeveria dhe kompanitë në Shqipëri ndërhyjnë rregullisht në të drejtat kolektive të punës ose dështojnë në garantimin e aspekteve të këtyre të drejtave.

Këto shkelje bëhen për shkak të boshllëqeve ligjore apo mungesës se disa praktikave të garantimit të të drejtave të punës, thuhet në indeksin e të Drejtave Globale të Punonjësve, të publikuar më 30 qershor nga Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave.

Shqipëria mbeti në nivelin e tretë në këtë indeks, që bazohet në një sistem pikës nga një deri në pesë, sipas të cilit, radhitja me pikën një nënkupton respektim maksimal të të drejtave në punë dhe pesë është niveli më i ulët.

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e punëtorëve thonë se mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve lidhet edhe me mosfunksionimin e organizatave sindikale.

Infermieri që u pushua nga puna sepse denoncoi kushtet

Elson Jaçaj, është infermier në Shqipëri. Ai ka punuar prej vitit 2009 në urgjencës e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Por, është pushuar nga puna për shkak se ka denoncuar për kushtet e këqija në punë.

“Në 2018 jam pushuar nga puna nga drejtoria e spitalit, pasi kisha disa kohë që ngrija zërin edhe në media për kushtet e punës, pagat e ulëta, presionet në punë. Isha drejtues i Shoqatës së Infermierëve, kështu që e ndieja detyrim të ngrehja zërin. Ishte një vendim i pritshëm për mua, duke e ditur se si funksionon sistemi i shëndetësisë”, thotë Jaçaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se fillimisht se në vendimin për largim nga puna, drejtoria e spitalit kishte shkruar si motiv “shkelje e kontratës individuale”. Më pas atij i dorëzuan një tjetër shkresë ku thuhej se Jaçaj kishte “shkelur rregulloren e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT)”.

Infermieri Elson Jaçaj
Infermieri Elson Jaçaj
“As unë dhe asnjë koleg i imi nuk ishim njohur ndonjëherë me këtë rregullore, që të pretendohej se e kisha shkelur. Dolën shumë vetë vullnetarë për ta ndjekur çështjen time sepse ishte e dukshme që nuk kisha asnjë shkelje. E fitova në gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa drejtoria e spitalit e apeloi, procesi do të zgjatet shumë për shkak të problemeve që po kalon drejtësia, kështu që nuk kam më nerva për ta ndjekur sepse e di se si do të përfundojë”, thotë infermieri që është larguar nga puna në sistemin shëndetësor publik.

Përveç anës ligjore, Jaçaj ka ngritur zërin edhe pranë organizatave sindikale në Shqipëri, me qëllim që, siç thotë ai, “të mos e pësonin” edhe kolegët e tij.

Por, nga sindikatat ai nuk mori asnjë mbështetje.

“U jam drejtuar sindikatave në Shqipëri. Kam shkuar te Konfederata e Sindikatave dhe tl Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Fatkeqësisht, të dy këto organizata sindikale janë lidhur me politikën në vend. Nuk duan të përfshihen në çështje madhore se ju prishen interesat e tyre personale. Edhe Sindikata për punonjësit e Sistemit Shëndetësor asnjëherë nuk ika mbrojtur këta punonjës. Mbështetje kam gjetur vetëm te Komisioneri kundër Diskriminimit”, thekson ai.

Sipas Jaçajt, pas gjithë këtij procesi, ai u punësua në sektorin privat, ku thotë se “respektohen të drejtat e mia.

“Në sistemin shëndetësor publik kushtet e punës janë skandaloze. Bëhet presion sa herë ka zgjedhje, premtohet rritje page dhe asnjëherë nuk bëhet”, thotë infermieri Elson Jaçaj.

Sipas Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR) ankesat më të mëdha bëhen për vonesa në dhënie page e shlyerje kontributesh, cenim i marrëdhënieve të punës, largim të padrejtë nga puna, mospagesë për orët e punës shtesë, mospagesë të punës me turne, mospagesë të orëve të punës gjatë pushimit javor apo festave, punësimi joformal si dhe të punësuar që deklarohen se marrin pagë minimale.

Gazetari gjen mbështetje në organizatat e huaja

Gazetari i televizionit Ora News në Shqipëri, Isa Myzyraj, u përball me kërcënime dhe u padit për shpifje nga një prokurore që u shkarkua gjatë procesit të vetting-ut.

Shkak për shkarkimin e saj gjatë procesit që vlerëson pastërtinë e figurës së punonjësve të sistemit të drejtësisë u bënë postimet e Myzyrajt për prokuroren, që ai i postoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Kam marr kërcënime dhe jam shantazhuar për shkak të postimeve. Prokurorja më hodhi në gjyq. Jo mbrojtje, por as ndihmë nuk kam pasur nga organizatat e gazetarëve. Organizatat e gazetarëve dhe mediave në Shqipëri janë inekzistente. Janë organizata që puna e tyre është tërësisht jo transparente. Nuk reagojnë në raste sulmesh ndaj gazetarëve. Nuk kryejnë këtë funksion. Isha një person që po shkoja në gjyq. Ky proces kishte shpenzime dhe nuk mora asnjë përkrahje”, tha ai.

Gazetari Isa Myzyraj.
Gazetari Isa Myzyraj.

Rasti i Isa Myzyrajt mori shumë vëmendje në fillim të vitit 2022 pas angazhimit të organizatave ndërkombëtare të mediave.

Ai i është drejtuar Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave dhe organizatave të tjera, që thotë se i ofruan ndihmë financiare dhe mbështetje për procesin gjyqësor.

“Mora mbështetje nga thuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tek ata dorëzova të gjitha provat që isha i kërcënuar. Ndihem i shqetësuar, jo pse jam dërguar në gjyq. Të gjitha postimet e mia janë ende publike. I mbroj dhe sot deri në fund të këtij procesi. Ajo që më shqetëson më shumë është mosfunksionimi i organizatave vendase. Ka pasur shqetësime të kolegëve vendas dhe të huaj për këto organizata. Këto organizata kanë dështuar për të mbrojtur gazetarët dhe punonjës të tjerë të medias. Në këto kushte ne detyrohemi që t’i drejtohemi organizatave të tjera ndërkombëtare që punojnë çdo ditë”, thotë Myzyraj për REL-in.

Ankesa të shumta dhe frikë për t’u organizuar në sindikata

Drejtuesi i Qendrës për të Drejta në Punë, Edison Hoxha, thotë se në qendrën që ai drejton deponohen ankesa nga sektorë të ndryshëm.

“Kemi raste nga punonjës të qendrave të thirrjeve, nga sektori i ndërtimit, naftëtarët, punonjësit e pastrimit, të shëndetësisë dhe arsimit. Me gazetarët kemi bashkëpunuar në vazhdimësi dhe kemi folur edhe për ngritjen e një sindikate, por nuk kemi konkretizuar gjë për shkak të frikës së gazetarëve për t’u bërë bashkë për të kërkuar të drejtat e tyre në punë”, thotë ai.

Edison Hoxha
Edison Hoxha

Hoxha e pranon se sindikalizmi nuk funksionon dhe deri te kjo situatë kanë ardhur për disa arsye.

“Arsyet se përse nuk funksionojnë sindikatat janë të ndryshme. Ato më të rëndësishmet kanë të bëjnë me humbjen e besimit të punonjësve. Për shkak të zhgënjimit që kanë pasur kur janë angazhuar në sindikata, nuk kanë gjetur mbështetjen që prisnin sepse sindikatat janë rreshtuar krah punëdhënësve, qoftë në sektorin publik apo në atë privat. Gjithashtu, edhe mungesa e angazhimit të institucioneve për të dhënë zgjidhje, është një arsye tjetër. Por, problem mbetet zbatimi i ligjit kur punonjësit kanë kërkuar të drejtat e tyre në punë”, thotë Hoxha.

Në vitin 2015, në një takim me investitorë italianë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte ftuar ata që të investonin në Shqipëri, duke deklaruar se do të gjenin krah të lirë pune “dhe nuk ka sindikata që t’iu bezdisin”. Vetë drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe të Konfederatës së Sindikatave e kanë pranuar se roli i sindikatave është zbehur.

You Might Also Like

LDK: 24 maji, datë historike

Amerika do të mbajë një paradë ushtarake për ditëlindjen e Trump. Do të kushtojë 45 milionë dollarë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës sulmuan dy ndërmarrje të mëdha ruse që prodhonin produkte për industrinë ushtarake

Plani i Putinit është të pushtojë 4 rajone të Ukrainës. A është kjo reale?

Kievi u sulmua nga dronë gjatë natës, jehona e shpërthimeve të forta

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i Gagauzia moldave Eugenia Gutsul u arrestua në Kishinau

Kosova Times Kosova Times March 26, 2025
Zgjedhjet në BE: Cilat janë arritjet e Parlamentit të BE-së?
Komuna e Prishtinës dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruajnë memorandum për përmirësimin e mjedisit biznesor
Arrestohen dy persona, dyshohen se rrëmbyen një person
Shtyhet hapja e qendrave të migrantëve në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?