By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Demokrati i Senatit flet për 16 orë kundër Trumpit
October 23, 2025
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Temperatura rekorde në botë: Si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Temperatura rekorde në botë: Si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike
Rajon / Botë

Temperatura rekorde në botë: Si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 5:03 PM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave. Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dyoksidit të karbonit në atmosferë. Në këtë sasi kontribuojnë edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – më së shumti Serbia.

Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”.

“Duke shtuar më shumë dyoksid të karbonit në atmosferë, njerëzit janë bërë katalizatorë të efektit serrë”, thuhet në ueb-faqen e kësaj agjencie.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e ShBA-së pohon se efekti serrë është “proces që ndodh kur gazrat në atmosferën e Tokës e mbajnë brenda nxehtësinë e Diellit”, dhe shkaktohet nga “djegia e lëndëve djegëse fosile, si thëngjilli dhe nafta”.

Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit me dyoksid të karbonit, edhe ato kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ndër vite.

Serbia është vendi që emeton ndjeshëm më shumë dyoksid të karbonit nga të gjitha vendet e rajonit brenda një viti, e ndjekur nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas të dhënave të Administratës Ndërkombëtare për Tregti (ITA) të ShBA-së, rreth 70 për qind e energjisë në Serbi prodhohet nga thëngjilli. Problem thelbësor, sipas Kornizës së Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), mbetet sistemi i ngrohjes në Serbi.

UNFCCC-ja parashikon që përditësimi i sistemit të ngrohjes të Serbisë do të “eliminonte rreth 252.270 tonë dyoksid karboni, të emetuar gjatë tridhjetë vjetëve”.

Por, rreth 31 milionë tonët e dyoksidit të karbonit që emetohen nga Serbia nuk janë shumë, në krahasim me ndotësit më të mëdhenj në botë: Kina, ShBA-ja, India dhe Rusia.

Këto shifra paraqesin vetëm emetimin e dyoksidit të karbonit, por jo të të gjithë gazrave serrë, si metani, oksidi nitrik, hidrofluorokarbonet, e të tjera. Pamja, po ashtu, ndryshon ndjeshëm, kur merret parasysh madhësia e popullsive të vendeve të ndryshme.

Edhe pse Serbia mbetet sërish vendi që liron më së shumti dyoksid të karbonit në atmosferë, nga vendet e rajonit, dallimi mes saj dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor është dukshëm më i vogël.

Përderisa në rajon radhitet e treta, Kosova është e 92-ta, nga gjithsej 197 shtete të botës, në listën e vendeve që emetojnë më së shumti dyoksid të karbonit për kokë banori.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), lëndët djegëse, si thëngjilli, nafta dhe gazi, janë kontribuuesit më të mëdhenj në ndryshimet klimatike, duke qenë “përgjegjëse për mbi 75 për qind të emetimit global të gazrave serrë, dhe pothuajse 90 për qind të emetimit total të dyoksidit të karbonit”.

Në Kosovë, rreth 95 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga thëngjilli. Kjo varësi mbetet problematike, pasi që Kosova synon të jetë e dekarbonizuar deri në vitin 2050, ndërsa mëton që deri më 2031 ta rrisë kapacitetin e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtërishme në 35 për qind.

You Might Also Like

VIDEO: Demokrati i Senatit flet për 16 orë kundër Trumpit

Biden, Obama dhe republikanët “së bashku” në Cafe Milano në Uashington

Trupat e mijëra ushtarëve të rënë janë kthyer në Ukrainë

Rafineritë më të mëdha të Indisë kanë vendosur të ulin blerjet e naftës nga Rusia në pothuajse zero për shkak të sanksioneve të Trump

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikon aleatët e Kievit

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times May 4, 2025
Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen 4 mijë persona
Zelensky refuzoi të ndalonte kundërsulmin e Ukrainës në vjeshtë
Një burrë sulmoi policinë me sëpatë dhe thikë: Vdiq pasi u mposht, tre të plagosur
Prokuroria nis hetimet për krizën e mbeturinave në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?