By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri i AAK: Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt kolapsimit, ja cili është mashtrimi i radhës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri i AAK: Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt kolapsimit, ja cili është mashtrimi i radhës
Ballina 1Lajme

Tahiri i AAK: Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt kolapsimit, ja cili është mashtrimi i radhës

Kosova Times
Last updated: 2023/07/17 at 3:56 PM
Kosova Times Published July 17, 2023
Share
SHARE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti është duke e shkatërruar Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

“Në rrafshin e brendshëm Kosova kurrë nuk ka qenë kurrë me më pak sovranitet, ajo që mund të thuhet sot është se veriu i Kosovës është në duart e askujt, kemi dy kryetar që janë të mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një lokacion që nuk ka sundim të ligjit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se rreziku që po vjen është që ajo pjesë e vendit në arsyet që nuk ka veprim nga Qeveria të kthehet në një zonë me rezultuan 1244.

“Mosveprimi i Qeverisë, dhe mungesa e strategjisë për atë pjesë të Kosovës, po e dobëson dhe po e trajton çështjen e Kosovës në formë eksperimentale”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, gjithashtu foli edhe për Ligjin për pagën minimale.

Ai tha se zyrtarët shtetërorë që punojnë në administratë, kurrë nuk kanë qenë më të dobët dhe më të varfër, dhe kurrë nuk kanë pasur më pak siguri juridike në vend.

“Kjo qeveri po vazhdon shtypjen politike ndaj administratës së shtetit, derisa vazhdon abuzimi me ligjin e pagave. Shembull, prej mbi 900 të punësuarve civilë që janë në policinë e Kosovës 600 prej tyre kjo qeveri ua ka zvogëluar rrogën. Tri gradat e para në PK, kanë zvogëlim të rrogës ndërsa tek polici i lartë rroga ka mbetur njësoj. Mos të flasim për sektorët tjerë që janë buzë kolapsit”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi gjithashtu se kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat, ata nuk kanë asnjë të drejtë dhe kjo drejtë është shkelur në mënyrë flagrante me Ligjin e për pagën minimale me një mashtrim të paskrupullt ku thuhet se paga minimale është rrit.

“I bëjë një pyetje kryeministrit dhe ministrit të Financave le të gjejnë vetëm një të punësuar në sektorin privat që e ka rrogën më pak se 260 euro, në tre muajt e fundit. Nuk ka më rrogë ndër pagë minimale 260, paga minimale është dashur të jetë 400 euro siç ka kërkuar AAK. Ky ligj ka pasur për qëllim vetëm që të largojë veteranët dhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se në rrafshin e jashtëm Kosova sot është vend i barabartë me shtetet autoritare.

“BE-ja e ka sanksionuar Kosovën, ShBA-të kanë marrë sanksione dhe masa të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë tonë. E patë që edhe në takimin e fundit joformal në Tiranë, qeveria nuk përfaqësohet me kryeministër ndërkaq detyrohet Qeveria e Shqipërisë të ndaloj një zyrtar shteti. I bëjmë thirrje të ndaloj eksperimentimin dhe kolapsimin e Kosovës”, tha Tahiri.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times July 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Ajo jetoi vetëm në ishull për 18 vjet sepse anija u largua pa të
Ramadani feston ditëlindjen me statistika rekord në Serinë A
Haradinaj: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, ishin bërë një për lirinë e atdheut
Sot është Dita e Veteranëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?