By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës
November 2, 2025
Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës afrikane të derrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës afrikane të derrit
Ballina 1Lajme

Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës afrikane të derrit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 9:08 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës (AUV) thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes murtaja afrikane e derrit.

Rasti i parë në Kosovë u konfirmua më 17 korrik në një fermë derrash në komunën e Kllokotit – pjesa jugperëndimore e vendit.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky, njëherësh, është rasti i parë i konfirmuar me këtë sëmundje në historinë e Kosovës.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër.

Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Thaçi thotë se të gjithë derrat e infektuar në fermën në Kllokot janë asgjësuar.

Ferma e derrave tashmë të asgjësuar.
Ferma e derrave tashmë të asgjësuar.

Sipas tij, atje kanë qenë 22 derra – pesë prej të cilëve kanë qenë të ngordhur.

Thaçi thotë se zyrtarët e AUV-it i kanë asgjësuar pastaj të gjitha kafshët në fermë, pasi Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e murtajës afrikane të derrit në të.

Zyrtarët e AUV-it i kanë asgjësuar të gjitha kafshët në fermë, pasi Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e murtajës afrikane të derrit në të.
Zyrtarët e AUV-it i kanë asgjësuar të gjitha kafshët në fermë, pasi Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e murtajës afrikane të derrit në të.“Sipas ligjit, kërkohet që të gjithë derrat e pranishëm në fermë të asgjësohen, në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes”, thotë Thaçi.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, AUV-i ka krijuar një shtab të krizës, thotë ai, ndërsa ka nisur edhe hulumtimin epidemiologjik të fermave të derrave që gjenden në perimetrin prej tri kilometrash larg fermës me derra të infektuar.

Thaçi shton se therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes në fjalë, është e ndaluar.

Simptomat e murtajës afrikane të derrit përfshijnë: ethe, mungesë oreksi, lëkurë të skuqur, diarre dhe të vjella.

Thaçi, nga AUV-i, bën të ditur se numri i fermave të derrave në Kosovë është 5.242. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në rajonin e Mitrovicës, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovës.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vend jetojnë mbi 47 mijë derra, që përbëjnë 8.6 për qind të numrit të përgjithshëm të kafshëve.

Humbje ekonomike

Kurtesh Sherifi, ligjërues i lëndës Sëmundja Infektive Virale te Kafshët në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se murtaja afrikane e derrit nuk e rrezikon shëndetin publik, porse ka ndikim vetëm në aspektin ekonomik, për shkak të ngordhjes apo asgjësimit të derrave të infektuar.

“Nuk ka rrezik te njerëzit. Problemi qëndron te humbjet ekonomike. Pothuajse një pjesë e shteteve evropiane janë të prekura nga murtaja afrikane e derrit dhe ato kanë frikë se u dëmtohet ekonomia, dëmtohet fermeri… dhe kanë obligime financiare në kontrollin e sëmundjes”, thotë Sherifi.

Ekipet që kanë bërë asgjësimin e kafshëve në fermën e derrave.
Ekipet që kanë bërë asgjësimin e kafshëve në fermën e derrave.

Ai shton se izolimi dhe asgjësimi i derrave të infektuar me murtajë afrikane janë disa prej masave që parandalojnë përhapjen e sëmundjes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, në periudhën 9 qershor – 29 qershor, në Evropë janë raportuar 154 raste të derrave të infektuar nga murtaja afrikane. Nga kjo shifër, 28 janë raste të derrave të butë dhe 126 të derrave të egër.

Sipas kësaj organizate, këto raste janë regjistruar në Kroaci, Çeki, Greqi, Hungari, Letoni, Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Rumani.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural se a ka kërkuar të ndalohet importi i produkteve të përpunuara nga mishi i derrit nga shtetet ku është konfirmuar kjo sëmundje, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Në ueb-faqen e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve thuhet se, duke mos pasur një vaksinë efektive kundër murtajës afrikane të derrit, sëmundja jo vetëm që pengon shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, por ka ndikime të dëmshme edhe në biodiversitet, si dhe në jetesën e fermerëve.

Sëmundja është identifikuar për herë të parë në vitin 1921 në Kenia.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor në Zubin Potok

Kosova Times Kosova Times July 1, 2025
Recetë për makarona të pjekura me mish të grirë dhe djathë që përmban 250 gram proteina
“Veprime të tilla koordinohen nga shefi, ndoshta Vulin, pasi atij i pëlqen të jetë Che Guevara”: Dushan Janjić për sulmin në Banjske
FFK kërkon përgjegjësi pas incidentit në ndeshjen Deçani – Prizreni
Deri ku kanë mbërritur rastet e shqiptarëve të arrestuar në Serbi nën dyshimet për krime lufte?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?